Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

LBK: Ministër, mjaft më me pompozitetin që dëmton prodhuesit vendorë

GD
Gazeta Demos10 gusht 2026 në 13:55
LBK: Ministër, mjaft më me pompozitetin që dëmton prodhuesit vendorë

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar lidhur me debatet për kontrollin dhe sigurinë e produkteve vendore, duke thënë  se nuk është kundër inspektimeve apo kontrolleve profesionale.

Në reagimin e saj, Lidhja thotë se shqetësimi qëndron te mënyra se si komunikohen çështjet e tilla, pasi, sipas saj, deklarimet politike mund të krijojnë perceptim të gabuar për sigurinë e produkteve vendore.

“Si Lidhje e Bizneseve të Kosovës, dua të jemi shumë të qartë: nuk jemi kundër kontrollit, inspektimit apo trajtimit profesional të produkteve, veçanërisht të produkteve ushqimore. Përkundrazi, siguria e konsumatorit dhe cilësia e produkteve duhet të jenë prioritet i përbashkët i të gjithëve. Por jemi kundër pompozitetit, deklarimeve politike dhe mënyrës së komunikimit që krijon një perceptim sikur prodhimi vendor në Kosovë është i pasigurt dhe se prodhuesit tanë duhet të trajtohen si problem. Sot është krijuar një klimë e panevojshme dyshimi ndaj prodhimit vendor. Në vend që të ndërtojmë besim te produktet tona, po krijohet përshtypja se, në çdo situatë, fokusi është tek nxjerrja e prodhuesit vendor në një pozicion mbrojtës”, thotë LBK.

Sipas Lidhjes së Bizneseve, komunikimi politik i çështjeve teknike dhe laboratorike, pa prezantimin e plotë të fakteve dhe rezultateve, mund të dëmtojë besimin e konsumatorëve dhe reputacionin e prodhuesve.

“Ne nuk duhet ta ndërtojmë ekonominë tonë duke krijuar frikë nga produktet vendore. Duhet ta ndërtojmë ekonominë duke krijuar besim tek ato”, thuhet më tej.

Lidhja vlerëson se shumë kompani vendore kanë investuar në infrastrukturë moderne, teknologji dhe standarde që, sipas saj, u mundësojnë të konkurrojnë edhe me kompani të vendeve të Bashkimit Evropian.

Ata që eksportojnë produktet e Kosovës në tregjet ndërkombëtare janë ndër ambasadorët më të mirë ekonomikë të Republikës së Kosovës.

“Ministër, eja t’i vizitojmë bashkë prodhuesit tanë. Eja të ulemi me ta, t’i dëgjojmë shqetësimet e tyre, të shohim investimet që kanë bërë dhe të kuptojmë se çfarë u nevojitet për të rritur edhe më tej cilësinë dhe konkurrueshmërinë. T’i mbështesim.
T’i ndihmojmë.
T’i promovojmë.
T’u hapim tregje.
T’i inkurajojmë për investime të reja. Kontrolli dhe standardet janë të domosdoshme. Por kontrolli duhet të shkojë paralelisht me mbështetjen, edukimin, promovimin dhe zhvillimin e prodhimit vendor. Kosova nuk ka nevojë për një luftë mes institucioneve dhe prodhuesve. Kosova ka nevojë për partneritet. Si Lidhje e Bizneseve të Kosovës, e kemi dhe do ta kemi gjithmonë derën e hapur për bashkëpunim institucional. Jemi të gatshëm të ulemi, të bashkëpunojmë dhe të kontribuojmë bashkë për një qëllim të vetëm:  prodhim vendor më të fuqishëm, cilësi më të lartë, më shumë vende pune, më shumë eksporte dhe një ekonomi më të fortë të Republikës së Kosovës. Prodhuesi vendor duhet të jetë partner i shtetit, jo objekt i sulmeve dhe dyshimeve politike

prodhuesitprodukteveduhet

Të ngjashme

Ronaldo: Disa duan të më “vrasin”, por u duhet pushka – kam dy ëndrra para se të pensionohem

Ronaldo: Disa duan të më “vrasin”, por u duhet pushka – kam dy ëndrra para se të pensionohem

19:55
Bajqinovci: Opozita duhet të bëjë të qartë vendimin, a don zgjedhje të presidentit apo zgjedhje të reja

Bajqinovci: Opozita duhet të bëjë të qartë vendimin, a don zgjedhje të presidentit apo zgjedhje të reja

17:59
Maliqi: Protesta ka ndikim, sponsorët e Speciales duhet ta kuptojnë nivelin e pakënaqësisë

Maliqi: Protesta ka ndikim, sponsorët e Speciales duhet ta kuptojnë nivelin e pakënaqësisë

19:07
Kusari Lila: Hapat e radhës për ish-krerët e UÇK-së duhet të mendohen mirë që të kemi sukses në fund

Kusari Lila: Hapat e radhës për ish-krerët e UÇK-së duhet të mendohen mirë që të kemi sukses në fund

11:33

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Mehmeti: Mund të thirren në Hagë edhe drejtuesit e UÇK-së në Maqedoni
  • 23:23Parashikimi i motit për këtë të enjte
  • 22:57Tiranë: Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, vihet në pranga autori
  • 22:54Kosova U21 zhvillon stërvitjen e parë në San Marino
  • 22:50Nesër tri vjet nga sulmi në Banjskë, Konjufca në New York: Kriminelët vazhdojnë të jenë të lirë