Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Laptopi merr flakë gjatë fluturimit, pesë pasagjerë dyshohet se u dogjën

GD
Gazeta Demos23 gusht 2026 në 16:36
Laptopi merr flakë gjatë fluturimit, pesë pasagjerë dyshohet se u dogjën

Një laptop ka marrë flakë gjatë një fluturimi të kompanisë American Airlines, duke shkaktuar panik në kabinën e avionit dhe duke lënë të dyshuar pesë pasagjerë me djegie.

Ngjarja ndodhi të premten në mbrëmje, gjatë fluturimit AA2398, i cili ishte nisur nga Atlanta, Georgia, drejt Dallasit, Texas, me më shumë se 130 pasagjerë në bord, shkruan New York Post

Sipas komunikimeve të pilotit me kontrollin ajror, të siguruara nga CBS News, ekuipazhi raportoi një “zjarr në kabinën e pasme të avionit”.

“Besoj se kemi rreth katër ose pesë pasagjerë që janë djegur nga laptopi”, dëgjohet të ketë thënë piloti. Ai bëri të ditur gjithashtu se pajisja ndodhej rreth mesit të avionit.

Anëtarët e ekuipazhit të kabinës reaguan menjëherë dhe arritën ta izolonin pajisjen, duke përdorur një çantë të posaçme për izolimin termik të baterive.

Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Dallas-Fort Worth International Airport rreth orës 18:55, ku ekipet e emergjencës prisnin për të kontrolluar pasagjerët. Sipas raportimeve, një person kishte nevojë për trajtim mjekësor.

American Airlines konfirmoi se avioni u ul pa probleme pas raportimeve për tym që vinte nga pajisja e një pasagjeri, ndërsa vlerësoi reagimin e ekuipazhit për “profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë” në izolimin e pajisjes.

Administrata Federale e Aviacionit në SHBA (FAA) konfirmoi se ekuipazhi kishte raportuar një zjarr të baterisë së laptopit dhe bëri të ditur se incidenti është duke u hetuar.

pasagjerëpesëlaptopi

Më shumë nga Lajme

  • 10:53Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës
  • 10:53“Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë”, email kërcënues në disa institucione shtetërore në Shqipëri
  • 10:43Hamiti: Prej ardhjes së VV-së në pushtet Kosova i ka punët më keq brenda e jashtë
  • 10:43Fituan "Medaljen e Artë", komandanti i FSK-së i dekoron pjesëtarët e ekipit
  • 10:09Tahiri: Ligji për Gjykatën Speciale duhet të zbatohet plotësisht, pa përjashtime