Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Kosovës

GD
Gazeta Demos15 mars 2026 në 08:31
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka lansuar sot aplikacionin për deklarimin e adresës për shtetasit e huaj që hyjnë në Republikën e Kosovës.

Ky aplikacion do të mund të shkarkohet në të dy sistemet për telefona mobil, Android dhe iOS (iPhone). Po ashtu, mundësia e deklarimit të adresës do të bëhet edhe përmes ueb-it në kuadër të Policisë së Kosovës.

Lansimi i këtij aplikacioni bëhet në kuadër të angazhimeve që ka Ministria e Punëve të Brendshme për digjitalizimin e shërbimeve, duke ndjekur trendet e zhvillimit të teknologjisë. Njëkohësisht, duke ofruar këtë platformë, ne do t’u krijojmë lehtësira të huajve që hyjnë në Republikën e Kosovës.

Ky aplikacion është shumë i thjeshtë dhe i lehtë për t’u përdorur, në të cilin janë të parapara rubrikat e domosdoshme që qytetarët e huaj duhet t’i plotësojnë për kohën sa qëndrojnë në vendin tonë. Deklarimi i adresës i qytetarëve të huaj brenda tre (3) ditëve nga hyrja në Republikën e Kosovës është obligim ligjor.

Ministria e Punëve të Brendshme është duke bërë përpjekje të vazhdueshme që, në kuadër të obligimeve që ka, të krijojë sa më shumë lehtësira në shërbime, në mënyrë që qytetarët të mos kenë nevojë të vizitojnë fizikisht institucionet, por obligimet e tyre ti kryejnë online përmes telefonit.

MPB

Më shumë nga Lajme

  • 23:54Moti për të mërkurën
  • 23:39Vuçiq: Zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 25 tetor
  • 22:58Gjini: Çfarëdo vendimi i Kuvendit pas konstituimit do të përfundojë në Kushtetuese
  • 22:57Të shtëna me armë në Tiranë, plagosen dy persona
  • 22:45Mbi 1,000 fluturime anulohen në Britani, kjo është arsyeja