Një grua është plagosur me armë zjarri gjatë ditës së sotme në Istog, shkruan GazetaDemos.
E njëjta pas intervenimit nga mjekët në spitalin e Pejës, nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, e njëjta ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka konfirmuar spitali i Pejës.
NJOFTIM PËR MEDIA DHE OPINIONIN PUBLIK!
Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se sot kemi pranuar një paciente e plagosur me armë zjarri, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Menjëherë pas pranimit, ekipet kujdestare, të përkrahura edhe nga ekipet e gatishmërisë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme mjekësore dhe reanimuese, duke u përpjekur maksimalisht për ti shpëtuar jetën pacientes.
Përkundër angazhimit intensiv dhe profesional të stafit shëndetësor, fatkeqësisht pacientja nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra.
Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e së ndjerës.