Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lajm i mirë për veteranët e UÇK-së: Gjykata Supreme ua njeh të drejtën për dy pensione

GD
Gazeta Demos7 korrik 2026 në 13:48
Lajm i mirë për veteranët e UÇK-së: Gjykata Supreme ua njeh të drejtën për dy pensione

Avokati Nazmi Sallahu ka njoftuar se Gjykata Supreme e Kosovës ua ka njohur veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të drejtën për dy pensione.

Ai ka bërë me dije se në bazë të aktgjykimit të Supremes veteranët tani mund t`i përfitojnë njëkohësisht pensionin e moshës dhe pensionin e veteranit, si dhe të drejtën e trashëgimtarëve për përfitimin e pensionit pas vdekjes së veteranit.

Në profilin e tij në Facebook, Sallahu ka shkruar se për vite të tera në mënyrë të kundërligjshme ua është mohuar veteranëve kjo e drejtë.

“ GJYKATA SUPREME E KOSOVËS, Veteranëve të UÇK-së ua njeh të dy pensionet, pensionin e Moshës dhe atë të Veteranit, por njëkohësisht edhe pensionin e trashëgimtarit pas vdekjës së Veteranit. Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u është mohuar në mënyrë të pa drejtë dhe të kundërligjshme, e drejta për të përfituar pensionin e veteranit krahas pensionit Bazë dhe atij Kontributiv. Ky kufizim ka krijuar një pabarazi të pajustifikuar dhe ka cenuar parimet themelore të rendit kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës ”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“ Pensioni i veteranit të UÇK-së është një pension për sakrificën dhe kontributin e dhënë gjatë luftës çlirimtare. Për këtë arsye, ai nuk duhet të trajtohet si zëvendësim i pensioneve të fituara si nga arritja e Moshës, po ashtu edhe nga kontributet e paguara nga puna(Kontributëdhënës) të përcaktuara me ligj. Mohimi i së drejtës për përfitimin e pensioneve të dyfishta bie ndesh me parimin e barazisë para ligjit, sigurinë juridike dhe mbrojtjen e të drejtave të fituara. Çdo kufizim i një të drejte të tillë duhet të mbështetet në një bazë të qartë kushtetuese dhe ligjore. Në mungesë të këtyre elementeve, kufizimi është arbitrar dhe cenon të drejtat themelore të këtyre kategorive ”, ka shkruar ai.

Më shumë nga Lajme

  • 13:47Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor
  • 13:36Vuçiq i rikthehet idesë së çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 13:35Përmirësohet situata me zjarret në Mallakastër, problem mbetet era e fortë
  • 13:22REL: Si po i kushton Kosovës bllokada e tregtisë së energjisë me Serbinë
  • 13:18Tragjedi në Ksamil: 4-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga vetura e babait