Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

La fëmijët e mitur vetë në banesë, flet nëna nga Durrësi: Duhet të punoj…

GD
Gazeta Demos12 janar 2026 në 18:02
La fëmijët e mitur vetë në banesë, flet nëna nga Durrësi: Duhet të punoj…

Blerina Basha bashkë me tre fëmijët e mitur vijon të qëndrojë në pediatrinë e spitalit të Durrësit.Për Top Channel, 33-vjeçarja është shprehur se ka punuar me dy turne për të mbajtur fëmijët, pasi nuk kishte asnjë mbështetje familjare.

Ajo thotë se dje u ka blerë fëmijëve rroba, komplet pizhame të ngrohta, dhe batanije për të kaluar natën në spital dhe askush nuk u ka dhënë veshmbathje, ndryshe nga sa ka deklaruar mbrëmjen e kaluar Ministria.

“Kam punuar me dy turne për të mbajtur fëmijët, sepse nuk kam pasur asnjë mbështetje familjare. Prindërit e mi jetojnë në Francë dhe nuk kam asnjë të afërm këtu që të më ndihmojë për kujdesin ndaj tyre. Në vitin 2025, ish-bashkëshorti më propozoi të bashkoheshim për të ikur në Itali. U bashkuam dhe ai u përgatiti dokumentet fëmijëve. Në shtator më tha se nuk do të qëndronte më në Itali dhe m’i la fëmijët mua. Më kërkoi të rrija me të, duke thënë se nuk i mbante dot vetëm”, tha ajo.

“Unë qëndrova rreth tre muaj në Shqipëri për procedurat e dokumenteve dhe, sepse nuk mund të rrija pa fëmijët, i mora me vete për t’u kthyer. Diskutuam që fëmijët të qëndronin me të atin në Itali, por unë nuk mund t’i lija larg, ndaj i mora dhe i regjistrova në shkollë këtu. Në nëntor vjet, shkolla më njoftoi se dy djemtë nuk po shkonin në shkollë, pasi nuk kisha mundësi t’i çoja çdo ditë. Në atë periudhë, fëmijët rezultuan edhe me zgjebe. U komunikova situatën dhe kërkova ndihmë nga bashkia, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve sociale që të merrnin masa për rastin tim”, u shpreh 33-vjeçarja.

“Bashkia nuk ka vepruar. Më thirrën në shkollë për mungesat e fëmijëve dhe u shpjegova se nuk kam mundësi të qëndroj e mbyllur në shtëpi me ta, pa punuar. U thashë se, nëse do të më ndihmonin konkretisht me shërbime sociale, do të qëndroja me fëmijët, por në kushtet kur nuk kishte ndihmë reale, isha e detyruar të punoja. Nuk qëndrova tek ish-bashkëshorti, sepse nuk mund të jetoj me një person nga i cili jam e ndarë. Ai më ka dhënë vetëm 180 mijë lekë të vjetra si ndihmë për tre fëmijët, një shumë që nuk më mjaftonte, ndaj nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të shkoja në punë.”, ka deklaruar ajo.

shqiperi

Më shumë nga Lajme

  • 21:00PDK nesër shkon në sallën e Kuvendit në orën 11:00: Seanca konstituive të thirret në përputhje me Kushtetutën
  • 20:55Të paktën pesë të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë
  • 20:40Avokati Vata fiton edhe një betejë ligjore, gjykata vendos t’i kompensojë pesë ish-anëtarët e Bordit të RTK-së që ishin shkarkuar nga Kuvendi
  • 20:38Qyteti i njohur turistik ndalon biçikletat në zonat qendrore, pasi çiklisti përplasi kryebashkiakun
  • 20:37Ymeri-Hotit: Me këtë menaxhim, në KEK kanë vdekur tre njerëz brenda 40 ditësh