Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ky shtet dërgon 97 ushtarë në Kosovë, i bashkohen misionit paqeruajtës të KFOR-it

GD
Gazeta Demos16 korrik 2026 në 19:34
Ky shtet dërgon 97 ushtarë në Kosovë, i bashkohen misionit paqeruajtës të KFOR-it

Një kontingjent prej 97 ushtarësh bullgarë është nisur nga qyteti i Stara Zagorës për t’iu bashkuar misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Kosovë.

Pjesa më e madhe e kontingjentit përbëhet nga ushtarë të Brigadës së Dytë të Mekanizuar “Tundja”, të cilët do të dislokohen në Komandën Rajonale Perëndimore, me bazë në kampin “Villaggio Italia”.

Sipas raportimit të bnrnews.bg, ushtarët bullgarë do të qëndrojnë në Kosovë për gjashtë muaj, gjatë të cilëve do të kryejnë patrullime, misione vëzhgimi dhe detyra për mbështetjen e sigurisë në zonën e tyre të përgjegjësisë.

Shefi i Kabinetit Politik të Ministrit bullgar të Mbrojtjes, Vladko Vladov, tha se dislokimi i kontingjentit dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Bullgarisë ndaj operacioneve të NATO-s dhe kontributin e saj për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq, komandanti i Forcave Tokësore të Bullgarisë, gjeneralmajor Deyan Deshkov, kujtoi se personeli ushtarak bullgar ka marrë pjesë në misionin e KFOR-it për 26 vjet, duke fituar reputacion për disiplinë dhe profesionalizëm gjatë rotacioneve të shumta.

Para nisjes drejt Kosovës, pjesëtarët e kontingjentit morën një ikonë të Shën Gjergjit, shenjtit mbrojtës të ushtrisë bullgare.

Ikona iu dorëzua nga nënkryetarja e Komunës së Stara Zagorës, Milena Jeleva, si simbol mbështetjeje dhe urimi për një mision të suksesshëm.

KFOR

Më shumë nga Lajme

  • 14:23Sot varroset 49-vjeçari nga Malisheva që vdiq pasi ra nga ndërtesa në Veternik
  • 14:21OVL-UÇK s'merr pjesë në marshin e 12 shtatorit: Nuk mund të shkojmë kur ftohet edhe Albin Kurti
  • 14:20Sveçla pret në takim shefin e ri të EULEX-it, flasin për zbulimin e varrezave masive në Zubin Potok
  • 14:14Sot i jepet lamtumira e fundit Eqrem Kryeziut
  • 14:05Vdes Mehdi Mehmeti, legjendë e volejbollit kosovar