Një 49 vjeçar i cili ishte shpallur i zhdukur, është gjetur pa shenja jete në Rahovicë të Ferizajt.
Nga Shoqata për Kërkim Shpëtim njoftojnë se viktima është A.Bajrami.
"Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Zoti u dhëntë forcë e sabër për ta përballuar këtë humbje të rëndë! Faleminderit nga zemra të gjithë anëtarëve të Shoqatës për Kërkim dhe Shpëtim të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe qytetarëve vullnetmirë, të cilët u angazhuan me përkushtim deri në momentin e gjetjes", thuhet në njoftimin e njërit prej anëtarëve të shoqatës.

