Një 25-vjeçar është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili rezultoi se ishte në kërkim nga autoritetet kosovare ai është SH.F
Ky i fundit dyshohet se ka kryer së paku gjashtë vjedhje gjatë vitit 2025, në markete të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit.
I njëjti dyshohet se tentoi të largohej nga Kosova.
“Të gjitha veprimet hetimore janë kryer në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Përgjithshme, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PK-së./Sinjali/