Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot takime në Drenas, Skenderaj dhe Prishtinë, ku ka uruar tre figura kyçe politike për përgjegjësitë e tyre të reja.
Ahmeti u takua me Ramiz Lladrovcin, të cilit i uroi suksese në mandatin e ri në krye të Komunës së Drenasit, si dhe me Sami Lushtakun, të konfirmuar në udhëheqje të Skenderajt. Po ashtu, ai u takua edhe me Bedri Hamzën, kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai theksoi se këto zhvillime politike sjellin jo vetëm detyra të reja, por edhe një mesazh të qartë për nevojën e bashkimit dhe koordinimit ndërmjet atyre që punojnë për të mirën e qytetarëve dhe Kosovës.
“Sot më shumë se kurrë duhet bashkim, vullnet i mirë dhe vizion i qartë. Vetëm të bashkuar arrihen fitoret më të mëdha”, u shpreh Ahmeti gjatë vizitave të tij. Postimi i plotë:
