Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ky është ushtari nga Drenasi i akuzuar për dhunim në Angli, flet policia britanike

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2025 në 14:39
Ky është ushtari nga Drenasi i akuzuar për dhunim në Angli, flet policia britanike

Bali Hoxha, 28-vjeçar, ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është duke u akuzuar në Mbretërinë e Bashkuar për përdhunim dhe për dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje.

Sipas Klanit, ka mësuar se Hoxha është nga Krajkova e Drenasit. Ai ishte nisur me një ekip ushtarësh për një trajnim disa mujor në “West Tofts Camp” në Thetford. Më 17 shtator dyshohet se i ka kryer veprat penale.

Zyra e komunikimit të policisë në Norfolk, e ka konfirmuar arrestimin e tij dhe ka njoftuar se i njëjti do të paraqitet më 7 prill të vitit 2026 në Gjykatën e Kurorës në Norwich.

“Incidenti ndodhi rreth orës 23:30, të mërkurën, më 17 shtator 2025, përgjatë shtegut midis rrugës Prince of Wales dhe parkut tregtar Riverside. Një burrë rreth të 20-ave është arrestuar me dyshimin për përdhunim dhe sulm seksual dhe është dërguar në Qendrën e Hetimit të Policisë Wymondham për t’u marrë në pyetje”, thuhet në përgjigjen e policisë së Norfolk për Klanin.

I paraqitur sot para gjykatës përmes një videolidhjeje, ai ka mohuar të ketë kryer këtë vepër penale.

Ndërkaq, në gjykatë u vendos që i njëjti të mbetet në paraburgim. Po ashtu, gjyqtarja e rastit, Katharine Moore, ka urdhëruar që ushtarakut t’i sigurohet një përkthyes në gjuhën shqipe, në mënyrë që të vazhdohet më tej procedura kundër tij.

Më shumë nga Lajme

  • 17:52Haradinaj për shkarkimin e Isufajt: Ky nuk është sundim i ligjit, por hakmarrje politike
  • 17:42Ymeri për shkarkimin e Isufajt: Shumica e popullit e ka vendosur me votë se nuk e përkrah drejtësinë e demokracinë
  • 17:29Ambasadori gjerman, për Kurtin: Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dypalësh
  • 17:20Ramadan Avdiu sqaron mungesën e Ukshin Hotit në Mbledhjen e IV të Përgjithshme të LPK-së
  • 17:15Kur pritet shiu e bora në Kosovë, IHMK del me njoftim