Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Fushiticë të Drenasit, ku një burrë ka humbur jetën pasi është plagosur në rrethana ende të paqarta.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Insajderin se policia është njoftuar për rastin rreth orës 13:30.
“Rreth orës 13:30, policia është njoftuar për një burrë të plagosur në fshatin Fushiticë të Drenasit. I njëjti është dërguar menjëherë në QKMF-në e Komoranit, ku nga ana e stafit mjekësor është konstatuar vdekja”, ka deklaruar Ahmeti.