Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.Në këtë xhiro, dy ndeshje do luhen të shtunën, teksa tri tjera të dielën, të gjitha nga ora 15:00.
Derbi Prishtina – Ballkani dhe ballafaqimi Malisheva – Llapi luhen të shtunën.Ndërkohë ballafaqimet: Dukagjini – Prishtina e Re, Gjilani – Drita e Ferizaj – Drenica luhen të dielën.
