Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ky është mesazhi i Hovenierit për politikanët kosovar

GD
Gazeta Demos5 qershor 2026 në 21:38
Ky është mesazhi i Hovenierit për politikanët kosovar

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, u ka kërkuar politikanëve kosovarë që t’i lënë anash dallimet për të mirën e vendit. Këtë kërkesë ai e bëri në prag të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen të dielën, më 7 qershor.

“Mesazhi im për të gjithë që janë përfshirë në procesin politik në Kosovë është i dyfishtë”, tha Hovenieri në Rubikon të Klan Kosovës.

“E para, të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të gjithë liderët politikë duhet të krenohen me atë se çfarë ka shënuar dhe arritur Kosova deri më tani në një kohë të ndërlikuar”. “Të gjithë ne e dimë se ku ishte Kosova në vitin 1999 ose në kohën e pavarësisë në vitin 2008 dhe shihet tash ku është në vitin 2026. Ndonëse nuk kam qenë aty që nga viti 2024, ka një hapësirë për t’u krenuar dhe ka një bazë të jashtëzakonshme për një shtet demokratik, prosperues dhe të avancuar të Ballkanit Perëndimor”.

Për Hovenierin këto zgjedhje duken pikënisje e rëndësishme për të parë se çfarë drejtimi do të marrë Kosova, duke përfshirë edhe raportin me ShBA-në dhe BE-në.

“Dhe këto zgjedhje, si të tjerat, janë një momentum shumë i rëndësishëm që njerëzit të bëjnë një përzgjedhje se si duan të lëvizin përpara”.

“Mesazhi im do të ishte për të gjithë: Ju lutem, lini mënjanë dallimet e vogla politike për të mirën e vendit, të kombit dhe të popullit të Kosovës”. “Janë disa çështje të rëndësishme të cilat Qeveria e ardhshme do të duhej t’i trajtonte. Kjo ka të bëjë edhe me natyrën e marrëdhënieve të Kosovës me ShBA-në dhe administratën e Trumpit, që mund të jetë e ndërlikuar, por edhe me raportin e Kosovës me BE-në. E ardhmja e Kosovës duhet të jetë në familjen evropiane.”

SHBA

Më shumë nga Lajme

  • 22:35Marrëveshje Kurti-Abdixhiku? Smakiqi: Më para çelet ngushtica e Hormuzit
  • 22:34Thaçi: Moratinos na kërkoi ta shtyjmë shpalljen e Pavarësisë – u nderua me medalje nderi nga Beogradi
  • 22:31Aksident tragjik në Gjermani: 15-vjeçari merr makinën e babait, përplaset me mjetet e punës dhe vdes
  • 22:23Rron Gjinovci reagon pas deklaratës së ish-presidentit: A ju kujtohet mbrojtja e tij në gjykatë? Thojke su konë hiç në Kosovë, s'ka pasë fuqi komanduse. Tash emblemën te zemra
  • 22:22Enver Hoxhaj publikon foton e rrallë bashkë me Thaçin kur ishin studentë: Të presim me padurim, miku im!