Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e regjistruar paraditen e sotme në fshatin Shtoj të Shkodrës.
Sipas A2 CNN, i plagosuri është Taulant Hoti, këngëtar në lokalin ku ndodhi ngjarja.
Sipas të dhënave paraprake, Hoti ishte duke pirë kafen e mëngjesit në lokal, kur një person i maskuar, është afruar nga pas dhe e ka qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë, këngëtari ka mbetur i plagosur.



