Lulzim Halili, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar sot nga shërbimi informativ serb (BIA) në qytetin e Svilanacit, në territorin e Serbisë.
Sipas raportimeve, autoritetet serbe po e akuzojnë Halilin për krime lufte ndaj popullatës serbe gjatë luftës në Kosovë, megjithëse detajet konkrete mbi aktakuzën eventuale nuk janë bërë ende publike nga ana zyrtare.
Arrestimi i tij ngre sërish shqetësime mbi sigurinë juridike të qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë në Serbi, sidomos ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët vazhdimisht janë përballur me arrestime të tilla të bazuara në akuza politike dhe të paqarta.