Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ky është burgu ku mbahet Nicolas Maduro

GD
Gazeta Demos5 janar 2026 në 10:04
Ky është burgu ku mbahet Nicolas Maduro

Nicolás Maduro, presidenti i Venezuelës i arrestuar nga Shtetet e Bashkuara të shtunën më 3 janar, po mbahet në një kompleks famëkeq në Bruklin, i cili për shkak të kushteve është përshkruar si “ferri mbi tokë”.

Qendra Metropolitane e Paraburgimit (Metropolitan Detention Center – MDC), është një strukturë masive në qendër të Bruklinit, e cila prej dekadash ka strehuar disa nga të pandehurit më famëkeqë të Shteteve të Bashkuara në pritje të gjyqit.

E njohur si MDC, ajo është një nga burgjet federale më të mëdha në vend, me rreth 1.600 të burgosur në çdo moment.

Ndërsa disa prej tyre përballen me akuza të rënda, si trafik ndërkombëtar droge apo terrorizëm, shumica dërrmuese akuzohen për vepra penale më të lehta.

Qendra funksionon kryesisht si një stacion i ndërmjetëm për të ndaluarit që presin gjykimin ose shpalljen e dënimit.

Nga ky burg kanë kaluar emra të njohur, përfshirë Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e financierit Jeffrey Epstein të dënuar për krime seksuale, Sean “Diddy” Combs, si dhe këngëtari R. Kelly, i dënuar për trafikim njerëzor.

Në të njëjtën qendër po mbahet edhe Luigi Mangione, në pritje të gjyqit për vrasjen e drejtorit ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson.

Burgu është kritikuar ashpër ndër vite për kushtet e këqija, të cilat janë cilësuar si “çnjerëzore” dhe “ferr mbi tokë”.

“Me kalimin e viteve, MDC është bërë sinonim i neglizhencës flagrante dhe keqtrajtimit të të burgosurve” , deklaroi Shoqata për Ndihmë Juridike në një njoftim për shtyp në qershor, duke kundërshtuar ndalimet e ICE në këtë burg.

Maduro, i cili do të dalë përpara gjykatës të hënën pasdite (5 janar), ka qenë në shënjestër të Departamentit Amerikan të Drejtësisë prej vitesh.

Në vitin 2020, prokurorë federalë në Manhattan e akuzuan atë si udhëheqës të kartelit “Cartel de Los Soles”, një organizatë e dyshuar për trafik droge që, sipas akuzave, drejtohet nga elita ushtarake dhe politike e Venezuelës.

Në një aktakuzë të zgjeruar, e bërë publike më 3 janar, u shtuan edhe bashkëshortja dhe djali i Maduros, Nicolás Ernesto Maduro Guerra, i cili në dokumente përmendet me nofkën “Princi”.

Më shumë nga Lajme

  • 07:54Gjini e fton Kurtin në ballafaqim publik: Në takime të mbyllura nuk vij
  • 07:47Shtylla elektrike buzë rrëzimit në Podujevë, banorët thirrje komunës: Intervenoni, para se të ndodhë ndonjë tragjedi
  • 07:45Shpërthimi në Ibër-Lepenc, vëllezërit Viçentijeviq dhe Igor Dimoviq sot sërish para gjykatës
  • 07:42KEDS njofton, në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:21Diell e vranësira, ky është parashikimi i motit