Gjatë javës së ardhshme parashihet mot kryesisht i qëndrueshëm, me alternim të intervaleve me diell dhe vranësirave të shpërndara. Vranësirat të premten vende-vende mund të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 8°C, ku vlerat më të ulëta priten në viset malore, ndërsa temperaturat maksimale do të sillen nga 18°C deri në 25°C. Era do të jetë kryesisht e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.Këto kushte paraqesin rrethana të favorshme agrometeorologjike për zhvillimin e kulturave bujqësore. Temperaturat në rritje dhe prania e rrezatimit diellor ndikojnë pozitivisht në proceset vegjetative, duke stimuluar rritjen dhe zhvillimin e bimëve pranverore. Lagështia në tokë mbetet e kënaqshme si rezultat i reshjeve të mëparshme, duke mundësuar mbirje dhe zhvillim të mirë të kulturave të sapombjella.

Megjithatë, për shkak të temperaturave të ulëta minimale në fillim të javës, sidomos në zonat malore dhe vende të ulëta, rekomandohet kujdes i shtuar ndaj kulturave të ndjeshme nga ngricat e vona. Në përgjithësi, kushtet meteorologjike do të jenë të përshtatshme për zhvillimin normal të bimëve dhe realizimin e aktiviteteve agroteknike në terren.E hënë Mot kryesisht me diell.Vranësira të shperndara parashihen ne relievin malor. Temperaturat minimale: -1-2°C Temperaturat maksimale: 18-22°C Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-3m/s

E martë Mot me diell dhe vranesira të shpërndara. Temperaturat minimale: 1- 4°C Temperaturat maksimale: 21-24°C Era: nga verilindjes me shpejtësi 1-5m/sE mërkurë Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.. Temperaturat minimale: 4-8°C Temperaturat maksimale: 21-24°C Era: kryesisht nga veriperendimii me shpejtësi 1-5m/s. E enjte Mot me diell dhe dhe pjesërisht i vranët Temperaturat minimale: 4-8°C Temperaturat maksimale: 20-25°C Era: nga veriperendimi 1-6m/s. E premte Mot i vranët dhe me intervale mediell diell . Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat mimale: 4 deri 8°C Tmperaturat maksimale: 19-22°C Era: nga drejtimi i veriperendimi me shpejtësi 1-6m/s.