Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

"Kuvendi s'është pronë e askujt", Musliu kërkon vazhdimin e seancës

GD
Gazeta Demos28 gusht 2026 në 11:48
"Kuvendi s'është pronë e askujt", Musliu kërkon vazhdimin e seancës

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu bashkë me kolegët e saj nga partia, nga salla e Kuvendit kanë kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke bërë thirrje që deputetët, pa dallim partie, të kthehen në Kuvend dhe ta përfundojnë procesin e konstituimit.

Musliu ka kritikuar situatën politike në vend, duke thënë se Kosova është “marrë peng” nga një parti që, sipas saj, i ka vendosur ambiciet për pushtet mbi mirëqenien e qytetarëve.

Ajo ka thënë se qytetarët presin zhvillimin e politikave për një shërbim më të mirë shëndetësor, punësim për të rinjtë dhe mbështetje për prindërit, bujqit, punëtorët dhe bizneset.

“Sot dua të flas për qytetarët që presin zhvillim të politikave për një shërbim më të mirë shëndetësor. Për prindërit që mezi e dalin muajin. Për të riun që kërkon një vend pune me meritokraci. Për bujkun, për punëtorin, për biznesmenin që lufton çdo ditë për ta mbajtur biznesin gjallë dhe me të drejtë pyesin: Çfarë po ndodh me vendin tonë? Dhe përgjigja është e thjeshtë dhe shumë e qartë, raporton EO.

Kosova është marrë peng dhe kjo është për turp. Kosova është marrë peng nga një parti e cila erdhi në pushtet me fjalë të mëdha. Kosova është marrë peng nga një parti e cila arriti që shpresën e qytetarëve për një jetë të mirëqenë ta keqpërdorë për ambiciet e veta për pushtet", tha ajo.

kosovamarrëpeng

Të ngjashme

Kush janë opinionistët e Big Brother VIP Kosova 5?

Kush janë opinionistët e Big Brother VIP Kosova 5?

15:52

Më shumë nga Lajme

  • 17:16Garantim i rendit apo tejkalim i forcës? Pretendimet për ndërhyrjet e policisë në protesta
  • 17:15Kos e Merz në Budvë në kuadër të Procesit të Berlinit, të ftuar edhe Kurti e Rama
  • 16:50Hapet xhamia në Podujevë mes kundërshtimeve për imamin, Policia jep detaje
  • 16:49Kryeprokurori Gashi kërkon më shumë efikasitet dhe llogaridhënie nga prokuroritë
  • 16:46Aksioni i AUV dhe Ministrisë la pa punë rreth 200 punëtorë, Shoqata e qumështarëve: Nga 1 nëntori priten largime tjera