Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kushtetuesja deklarohet për aktgjykimin për çështjen e kryeparlamentarit

GD
Gazeta Demos13 gusht 2025 në 16:07
Kushtetuesja deklarohet për aktgjykimin për çështjen e kryeparlamentarit

Pavarësisht se kanë kaluar disa ditë nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e kryeparlamentarit, po vazhdon të mbetet në fuqi masa e përkohshme që ndalon mbajtjen e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.

Nga Gjykata Kushtetuese thonë se aktgjykimi do të publikohet pasi të përfundojnë procedurat e parashikuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

“Aktgjykimi i gjykatës në rastin KO193/25 dhe KO196/25 do të publikohet pasi që të përfundojnë të gjitha procedurat e parashikuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe me Rregulloren e punës së gjykatës përkitazi me publikimin e vendimeve. Pas finalizimit të tekstit, aktgjykimi do t’u dërgohet të gjitha palëve të përfshira në rast, do të publikohet në ueb-faqen e gjykatës dhe ai do të dërgohet për publikim edhe në Gazetën zyrtare”, ka thënë në një përgjigje për IndeksOnline, Veton Dula nga Gjykata Kushtetuese.

Zyrtarë të partive politike kanë thënë se do ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila në njoftimin e së premtës ka bërë me dije se zgjedhja e kryeparlamentarit, duhet të bëhet me votim të hapur.

Sipas njoftimit, një kandidat mund të propozohet deri në tri herë në votim.

Poashtu, ky vendim obligon të gjithë deputetët të marrin pjesë në votim.

Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë edhe 30 ditë afat nga hyrja në fuqi e aktgjykimit për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit.

Më shumë nga Lajme

  • 16:14“Kosova po pret”, Endrit Thaçi bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri
  • 16:12Nesër seancë, KUVENDI del me njoftim
  • 16:0625 vjetori, NATO përkujton nesër sulmet e 11 shtatorit
  • 16:04Kosovës i shtohen edhe 70 MW energji të erës në Zatriq
  • 16:03Kafe me Edi Ramën apo Albin Kurtin? Kështu përzgjedh Vjosa Osmani