Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kushtetuesja: Aktgjykimi i plotë publikohet kur të përfundojnë të gjitha procedurat, pas finalizimit të tekstit

GD
Gazeta Demos12 gusht 2025 në 16:10
Kushtetuesja: Aktgjykimi i plotë publikohet kur të përfundojnë të gjitha procedurat, pas finalizimit të tekstit

Të premten e 8 gushtit, Gjykata Kushtetuese doli me njoftim lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ku theksoi se Avni Dehari ka shkelur Kushtetutën dhe se kreyparlamentari duhet të zgjidhet me votim të hapur dhe se emri i njëjtë propozohet vetëm tri herë.

Për publikimin e aktgjykimit të plotë, nga Gjykata Kushtetuese thanë se ajo do të bëhet pasi të përfundojnë të gjitha procedurat e parashikuara me Ligjn për Gjykatën dhe me Rregulloren e punës së Gjykatës.

Zëdhënësi i kësaj Gjykate, Veton Dula shtoi se pasi teksti të finalizohet, aktgjykimi do të dërgohet për publikim në Gazetën Zyrtare.

“Aktgjykimi i Gjykatës në rastin KO193/25 dhe KO196/25 do të publikohet pasi që të përfundojnë të gjitha procedurat e parashikuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe me Rregulloren e punës së Gjykatës përkitazi me publikimin e vendimeve. Pas finalizimit të tekstit, aktgjykimi do t’u dërgohet të gjitha palëve të përfshira në rast, do të publikohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe i njëjti do të dërgohet për publikim edhe në Gazetën Zyrtare”, tha Dula për Reporteri.net.

Aktgjykimin e plotë të Kushtetueses, edhe Kurti tha se e pret pasi ai i 8 gushtit ai tha se është veç njoftim. Kjo deklaratë e tij ishte kur u pyet nëse do ta pranojnë vendimin e kësaj gjykate.

“Duhet ta presim aktgjykimin e plotë. E kemi pasur me 26 qershor dhe me 8 gusht, por ky i 8 gushtit është veç njoftim”, tha shkurt sot Kurti para gazetarëve.

Sipas njoftimit të 8 gushtit të Gjykatës Kushtetuese, Kryesuesi i seancës, Avni Dehari s’ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit, dhe “rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Përveç se votimi mund të realizohet vetëm deri tri herë për kandidatin e njëjtë, nga kjo Gjykatë në njoftimin e së premtës u tha se deputetët urdhërohen të marrin pjesë në seancë dhe në votim.

“TË URDHËROJË, njëzëri të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gjatë procedurës së zgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të pranishëm dhe të votojnë”, thuhej në njoftimin e Kushtetuteses.

Më shumë nga Lajme

  • 17:26Më në fund fiken zjarret në Shqipëri, 10 vatra në 24 orë, por asnjë aktive
  • 17:26Indonezi: Gjashtë të vdekur dhe 140 të zhdukur nga fundosja e një trageti
  • 17:25Lladrovci: Jo të gjithë që marrin vota janë për politikë
  • 17:08Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin te dera e shtëpisë
  • 16:56PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese