Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar opinionin publik se ka ndaluar përkohësisht veprimtarinë punuese për një biznes në Vushtrri.
Inspektimi sipas njoftimit është bërë pas pranimit të ankesave anonime.

Në njoftim thuhet se kushtet e punës paraqisnin rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve.
“Inspektorati Qendror i Punës, pas pranimit të ankesave anonime, ka zhvilluar inspektim në një subjekt me veprimtari në sektorin e shitjes në rajonin e Vushtrrisë. Gjatë inspektimit është konstatuar se kushtet e punës paraqisnin rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve. Në bazë të kompetencave ligjore, është marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të veprimtarisë punuese, deri në përmbushjen e të gjitha masave të kërkuara. Në objekt është vendosur gjithashtu shenja paralajmëruese, me qëllim informimin dhe mbrojtjen e punëtorëve dhe palëve të treat”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.