Listat i dorëzuan – të gjithë sytë tek kandidatët: kush hyn, kush qëndron jashtë, dhe çfarë risish kanë sjellë këtë herë subjektet politike të vendit.
Në krye të listës së kuqe, është vendosur emri i Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë. Pas tij, varg e vijë janë renditur të tjerët, emra të njohur, fytyra të reja dhe natyrisht, surpriza.
Andin Hoti duket se ka ndryshuar planet e zgjedhjeve. Dikur deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, tani kërkon votën e elektoratit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ministres së Industrisë nuk po ia lë shenjë aktakuza e ngritur ndaj saj më 11 nëntor të këtij viti për rezervat shtetërore. Ajo do të garojë për deputete nga radhët e VV-së, me numrin 21. Adriana Matoshi, ia ka mësyer “t’i sosë” këto zgjedhje.
Hallakama përmes Facebook-ut që e ka përcjellë ditët e fundit me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakut, nuk e kanë ndalë për të kandiduar edhe për një mandat tjetër si deputete, ndonëse rrallë e hiç i dëgjohet zëri në Kuvendin e Kosovës.
I ngujuari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, tashmë ka dal në sipërfaqen e listët së Vetëvendosjes, duke garuar për deputet.
Tingujt e saj melankolikë ndoshta jo, por zëri i saj politik synon të jetë i pranishëm në Kuvend. Edona Llalloshi edhe kësaj here ia ka mësyer garës.
Partia Demokratike e Kosovës ka surpriza të veta. Deputeti Visar Korenica nuk gjendet më në listën e VV-së; ai ka kaluar në PDK. Njëjtë ka vepruar edhe Eman Rrahmani.
