Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço thotë se protesta ka organizim nga persona që drejtojnë turmën se cilat objekte duhet të sulmojnë dhe dhe të djegin.
Ai tha se nuk është e rastësishme që zgjidhen objekte si banka dhe institucione për t’u sulmuar, por sipas tij kjo kryhet për të paralizuar jetën në vend.
Sipas Karamuços, në makinat e policisë janë gjetur pajisje GPS, që janë përdorur nga protestuesit për të parë lëvizjet e efektivëve.
“Kush po i drejton grupet që po ushtrojnë një dhunë të paparë? Sepse ka edhe të mitur aty, krahas akteve që i thonë do shkosh aty do djegësh këtë. Për mua është e organizuar, ka organizim. Janë kapur komunikime.
E dini ju që sot janë vendosur GPS për të parë se ku po shkojnë makinat e policisë? Këtë nuk ta bën një i mitur. Sulmi ndaj institucioneve, bankave, bizneseve, për çfarë janë? Për të paralizuar vendin”, deklaroi në “Euroneës”, Karamuço.