Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kush janë disa nga figurat politike të PDK-së që po bëjnë thirrje që të lejohet rikthimi i Fatmir Limajt në parti?

GD
Gazeta Demos9 maj 2026 në 21:29
Kush janë disa nga figurat politike të PDK-së që po bëjnë thirrje që të lejohet rikthimi i Fatmir Limajt në parti?

Blerand Stavileci dhe Hisen Berisha, nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë bërë thirrje për bashkimin e PDK’së, në kohën kur Fatmir Limaj dhe partia që ai udhëheq, NISMA, kanë kërkuar që të jenë pjesë e listës së PDK’së për zgjedhjet e 7 qershorit. Berisha, ka thënë se është ‘’pjekuri politike’’ aftësia për t’u bashkuar, dhe se, Limaj, ka ende peshë simbolike dhe elektorale në një pjesë të elektoratit të PDK’së.

“Pjekuri politike është aftësia për të bashkuar energjitë, jo për të kultivuar inatet. Fatmir Limaj, pavarësisht rrugëtimit të veçantë politik, vazhdon të ketë peshë simbolike dhe elektorale në një segment të rëndësishëm të elektoratit tradicional të PDK-së dhe të luftës. Injorimi i këtij fakti do të ishte gabim strategjik.

Edhe Stavileci, ka thënë se, duhet të ketë unitet, duke shtuar se, partitë e mëdha s’kanë frikë nga dallimet.

‘‘Prandaj filozofia jonë duhet të jetë e qartë: Unitet me diversitet, unitet pa uniformitet. Përtej emrash e numrash. Partitë e mëdha nuk kanë frikë nga dallimet. Përkundrazi. Ato ushqehen nga energjitë e ndryshme, nga mendimet e ndryshme, nga përvojat e ndryshme që bashkohen rreth një misioni të përbashkët. E tëra është më shumë se shuma e pjesëve të saj dhe kjo është më e vërtetë se kurrë për PDK-në sot, sepse forca jonë nuk është vetëm tek individët, por tek aftësia për t’i bërë bashkë njerëzit rreth një ideali që quhet Kosovë’’, ka shkruar mes tjerash Stavileci.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 17:37Marrëveshja për përmirësimin e spitaleve publike në Kosovë, Kurti priti në takim zv.presidentin e EIB
  • 17:37Rama: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni, Prishtina nuk qeveriset me kërcënime
  • 17:23Raportohet se apeli ka liruar dy veteranët e UÇK-së që ishin arrestuar për deputetin e pushtetit në protestë
  • 17:13Kurti takohet me zëvendëspresidentin e EIB-së, diskutojnë investimet në shëndetësi dhe infrastrukturë
  • 17:03Nesër i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që dyshohet se u vra nga babai i tij në Pogragjë