Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kush janë deputetët që që kanë ndryshuar parti dhe rifituan sërish mandatin

GD
Gazeta Demos11 janar 2026 në 21:32
Kush janë deputetët që që kanë ndryshuar parti dhe rifituan sërish mandatin

Kuvendi i Kosovës në legjislaturën e re do të vazhdojë të ketë brenda vetes fytyra të njohura që kanë kaluar në së paku dy parti.

Janë së paku 10 deputetë të cilët tashmë kanë fituar mandatin në Kuvendin e Kosovës dhe që më parë kanë qenë pjesë e partive të tjera politike.

Ky fenomen i ndërrimit të partive nga deputetët ka vazhduar për vite me radhë dhe duket se nuk po ndalet as në legjislaturën e re.

“Transferimi” i deputetëve, tregon se kufijtë ideologjikë në Kosovë mbeten vetëm deklarativë përballë pragmatizmit politik dhe lëvizjeve të interesit elektoral.

Nga të dhënat e analizuara nga Telegrafi, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka qenë përfituesja më e madhe e këtyre lëvizjeve, duke integruar në radhët e saj 7 nga 10 deputetët emigrues.

Ndërkohë, në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) kanë aderuar 2 emra, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 1 deputet nga radhët e rivalit të saj kryesor.

Këto lëvizje flasin për një mungesë stabiliteti të brendshëm të partive politike dhe pakënaqësi të individëve me strukturat udhëheqëse./Telegrafi/

Deputeti/ja Partia Aktuale Partitë e mëparshme / Historiku Mimoza Kusari Lila LVV Ish-deputete e AKR (2010), pjesë e koalicionit LDK-AKR (2017). Albena Reshitaj LVV Ish-ministre e AKR (2017), më pas deputete në AAK (2019). Haxhi Avdyli LVV Ishte pjesë aktive e LDK-së (deputet në 2017) para se t’i bashkohej Guxo/LVV. Andin Hoti LVV Ka shërbyer si deputet i PDK-së (2017). Adelina Grainca LVV E zgjedhur fillimisht nga PDK (2021), u transferua menjëherë në LVV. Agim Bahtiri LVV Ish-nënkryetar i AKR-së dhe kryetar komune nga kjo parti. Labinotë Demi Murtezi LVV Deputete e koalicionit PD-PDK në vitin 2014. Doarsa Kica Xhelili LDK Fitoi mandatin me LVV (Lista Guxo, 2021) para se të kalonte në LDK. Ukë Rugova LDK Ka pasur një rrugëtim përmes AAK-së dhe Listës Rugova (deputet 2010). Eman Rrahmani PDK I zgjedhur si deputet i LVV-së (2021), tani pjesë e PDK-së.

Kuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 19:19Eliza Hoxha nuk i mban lotët në mes të emisionit, ndërsa flet për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
  • 19:12​Tahiri u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së sotme
  • 19:10Ahmeti për vendimin e Speciales: Kjo është goditja më e madhe që e ka marrë shteti i Kosovës
  • 19:10Nga familja e Rexhp Selimit tregojnë se a do të takohen me Haxhiun
  • 19:07Maliqi: Protesta ka ndikim, sponsorët e Speciales duhet ta kuptojnë nivelin e pakënaqësisë