Kundërkandidatja e Justina Shiroka-Pulës për Presidente të Kosovës, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka marrë vetëm një votë në procesin e zgjedhjes së Presidentes.
Hoxha ka treguar se vota e vetme që mori në këtë proces ishte nga një koleg i saj nga radhët e PDK-së.
Duke folur në T7, Hoxha tha se bëhej fjalë për deputetin Artan Behrami, duke sqaruar se ajo vetë kishte krijuar mundësinë që votimi të formalizohej.




