Në sytë e një personi me emrin Nefail Maliqi që jeton në Zvicër, që thotë se është gazetar dhe mban një ‘link’ militues për VV-në dhe Albin Kurtin, sekuenca ikonike e heronjve Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi, ku shihen në uniforma të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kënduar diku në një odë – është ‘qejf hotelesh’ dhe kështu dukej ‘vija e frontit’.
Ky person ka reaguar në FB duke thënë se ia ‘kanë hakuar llogarinë në Facebook’ , por me një navigim të shkrimeve të tij në këtë rrjet social, ju do të gjeni gjuhën e ngjashme ofenduese dhe të urrejtjes edhe për plot raste të tjera, ku target janë kryesisht figurat e ish-opozitës në Kosovë, gazetarët, mediat kosovare, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, etj.
Sipas fotografive të publikuara në profilin e tij në Facebook, ai shihet se dikur ka qenë një gazetar i ‘Bota Sot’ ndërkaq tani, militon për partinë Vetëvendosje dhe për Albin Kurtin.
Ai jeton në Zvicër dhe ka në pronësi një link – ku veç tjerash, përhap narracion pro Vetëvendosjes, pro Albin Kurtit, kundër partive ish-opozitare në Kosovë, por shpesh edh e dezinformata ose informacione të pakonfirmuara.
Megjithëse me një gjuhë të varfër shqipe, çka na shtyn të shpresojmë se Qeveria e ardhshme duhet dhe do të investojë në edukimin e një pjese të diasporës – sidomos të mësimit të gjuhës shqipe, nëse navigoni në profilin e tij në Facebook, do të vëreni se në ditën kur ishte debati për sekuancën e Rukë Haradinajt, nënës së heronjve Haradinaj, Luanit e Shkëlzenit, ai shkruan:
“Loti i trimave është kënga!
A ka Nanë qe nuk gëzohet kur e shef djalin e shkollum, kur ja shef punen e djalit te vet, kur e shef sovranitetin, kur e fiton buken me hallall”.
Personi me këtë emër, që ofendon figura të caktuara të ish-opozitës me fjalor mjaft brutal, ndërkohë i thur laved Albin Kurtit në këtë mënyrë:
“ Lider i shekullit
Albin Kurti me 28 dhjetor ka gjasa te fitoj 100% ashtu siq e beri Kosoven ♥ ️ 100% me sovranitet dhe vendin me te sigurt ne Evrope!”
Personi me këtë emër, në linkun e tij, shkruan edhe lajme me tituj të tillë cinik për krerët e UÇK-së në Hagë, në rastet kur në vendin tonë debatohet për shkeljen e të drejtave të njeriut që po i bën Specialja.
Ose, ai tallet me veteranin e UÇK-së, Hysni Gucati në këtë formë:
Shumë reagime për ofendimet e këtij personi ndaj dëshmorëve Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi
Mes reagimeve më të ashpra, ndaj ofendimit që ky person ia bëri dëshmorëve Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi, ishte edhe ky i djalit të Beqir Gashit, Ismetit.
