Pas zgjedhjes së tij si kryetar i Kuvendit të Kosovës, vëmendja publike është përqendruar tek Dimal Basha, figura më e re në krye të institucionit më të lartë ligjvënës në vend.
Dimal Basha ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në Ferizaj.
Studimet universitare i ka përfunduar në “John Jay College of Criminal Justice” në New York, duke diplomuar me vlerësimin më të lartë në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare.”
Pas përfundimit të studimeve bazë, Basha vazhdoi me studimet master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në “Konflikt dhe Siguri,” në universitetin The New School University, po ashtu në New York.
Në skenën politike të Kosovës, Basha është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ku ka shërbyer si deputet për dy mandate. Gjatë angazhimit të tij parlamentar, ai ka qenë pjesë e disa komisioneve.
Biografia e plotë e Bashës e publikuar nga LVV:
Dimal Basha ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në qytetin e Ferizajt.