Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kush e humbi ulësen e kush hyri për herë të parë në Kuvend?

GD
Gazeta Demos6 janar 2026 në 16:54
Kush e humbi ulësen e kush hyri për herë të parë në Kuvend?

Proceset e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, janë afër përfundimit. Votat nga përfaqësi diplomatike tashmë janë numëruar, ato me kusht dhe ato me postë janë në proces e sipër, ndërsa të vetmet për të cilat ende s’ka filluar procesi i numërimit janë ato të personave me nevoja të veçanta. Për këtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot ka publikuar edhe listat e kandidatëve që kanë siguruar vendet në parlament.

Përveç rezultatit mes partive që ndryshoi nga ai i 9 shkurtit, edhe rezultatet apo, listat brenda partive panë ndryshime.

Kësisoj, shumëkandidatë që në legjislaturën e shkurtër të vitit të kaluar kishin siguruar ulëse, këto zgjedhje s’kishin arritur të marrin votat e nevojshme për të qenë deputetë.

Emra si Fadil Demaku, Jakup Nura, Kosovare Murseli, Rashit Qalaj, Xhevahir Geci, e Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës mbetën jashtë kuvendit në këto zgjedhje. Ndërsa emra të rinj të kësaj partie u bënë pjesë e institucionit kryesor në vend. Të tillë janë Arian Tahiri e Arben Mustafa ndër ata që siguruan vend në parlament.

Ndryshime në listë pa sigurisht edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Nga 20 deputetë sa kishte, kjo parti ra në 14. Mesin e atyre që ishin pjesë e kuvendit në legjislaturën e 2025, e që s’do të jenë në atë të këtij mandati, janë Alban Zogaj, Arben Gashi, Krenar Xhaferi, Fadil Haderxhonaj, Ekrem Hyseni, e Arjeta Abazi. Megjithatë, edhe në këtë parti, emra të rinj arritën të gjejnë ulësen e tyre. Ndërkaq Ukë Rugova, Janina Ymeri, Adelina Thaqi e Ermal Sadiku, janë emrat e rinj të LDK’së në parlament.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka pësuar ndryshime në grupin parlamentar. Përderisa vitin e kaluar pjesë e këtij grupi ishte Lahi Brahimaj, këtë vit, ky i fundit s’do jetë, ndërsa do t’i bashkohet Besnik Tahiri e Albana Bytyqi.

Ndërsa të Lëvizja Vetëvendosje, ndryshimet më të dukshme janë tek emrat e rinj meqë edhe kjo parti ka fituar numër më të madh të ulëseve në këto zgjedhjeve. Emra si Andin Hoti, Fatos Geci, Taulant Kelmendi e Jeton Raka janë nga emrat e rinj që i bashkohen grupit parlamentar të VV’së.

Përveç këtyre, ka edhe nga ata që as si individë e as si parti s’do të jenë pjesë e kuvendit. NISMA e cila ishte bërë pjesë e parlamentit përmes një koalicioni me AAK’në, në këto zgjedhje që kishte garuar e vetme, s’ka arritur të kaloi pragun fare. Kësisoj, Fatmir Limaj, Arbershë Krasniqi e Xhevahire Izmaku që ishin në kuvend, do të mungojnë në këtë legjislaturë.

Kuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 18:18Detaje nga vrasja në Korçë: 20-vjeçari u vra nga shoku i tij, autori me precedentë penalë
  • 18:13​Pushues nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinit mbi 41 mijë hyrje për 12 orë
  • 18:06Selmanaj dhe Gashi kritikojnë bllokadën institucionale: Kosova nuk ka nevojë për një tjetër betejë mes nesh
  • 17:42Raportohet se janë gjetur mbetje mortore të 11 trupave në Kalludër
  • 17:40Hoxhaj: VV-ja s’ka vullnet politik për marrëveshje, por për nënshtrimin e opozitës