Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kush duhet të marr drejtimin e LDK-së? Flet Ermal Sadiku

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 17:04
Kush duhet të marr drejtimin e LDK-së? Flet Ermal Sadiku

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Përmes një statusi të gjatë në rrjetin social në Facebook, Sadiku ka thënë se ai është bërë pjesë e LDK-së për të kontribuar e jo për të krijuar ndarje brenda LDK-së.

Sipas tij LDK-ja nuk rritet duke zgjedhë anë, por duke ndërtu ide, duke pranu gabimet dhe duke ofru zgjidhje.

Reagimi i plotë:

Në LDK kam ardhë me punu. Me kontribu. Me bo diçka të mirë për vendin tim.

Zgjedhjen për me qenë pjesë e LDK e kam bo vetë. Me bindje, me besim dhe me dashni.

Por nuk kam ardhë në LDK me luftu brenda LDKs. Nuk kam ardhë me kriju grupe, ndarje apo dallime mes njerëzve.

Përkundrazi. Besoj që sa më shumë njerëz të mirë të ketë LDK-ja, aq më e fortë bëhet ajo. Besoj që LDK-ja, kur është në pushtet, qeveris dhe performon më mirë se çdo parti tjetër në Kosovë.

Tash ka nisë një garë brenda LDK-së, në të cilën unë nuk marr pjesë. Nuk garoj për lidership dhe nuk kam aspirata të tilla. Të paktën jo tash.

Prandaj, deri sa të përfundojë kjo garë, ju lus mos më pyesni rreth kësaj dhe me kënd jam.

Por do të vazhdoj me folë për idetë dhe vizionin mbi të cilin besoj se duhet të rritet LDK. Dua me folë për projektet dhe problemet. Për qëllimet dhe gabimet. Për atë që kemi bo mirë, por edhe për atë që duhet ta ndryshojmë.

Sepse LDK-ja nuk rritet duke zgjedhë anë, por duke ndërtu ide, duke pranu gabimet dhe duke ofru zgjidhje

Jam në LDK. Jam me Kosovën.

Kur të përfundojë gara, kushdo që merr përgjegjësinë e udhëheqjes, do ta ketë bashkëpunimin tim. Ashtu siç kam vepru deri tash, do t’i respektoj vendimet e përbashkëta, edhe kur personalisht nuk pajtohem me shumicën apo udhëheqjen.

Sepse unë besoj që partitë dhe shteti ndërtohen me bashkëpunim, jo me përçarje. Me punë, jo me intriga. Me ide, jo me grupe.

Ndërkohë, unë po vazhdoj me punu.

Dje i kam dorëzu 15 amendamente për Projektligjin për Inovacion dhe Ndërmarrësi. Jam duke punu edhe në amendamente të tjera, për ligje të tjera që besoj se mund dhe duhet të përmirësohen.

Dhe krejt në fund, një porosi për ata që mendojnë se politika funksionon me logjikën: “Nëse s’je me mu, je me ata.”

Ata që mendojnë kështu janë ende shumë larg fitores dhe lidershipit

ldk-sëduhetsadiku

Të ngjashme

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

16:01
Bajrami e LDK-së kërkon përgjegjësi për mospërfundimin e rrugës Prishtinë-Podujevë

Bajrami e LDK-së kërkon përgjegjësi për mospërfundimin e rrugës Prishtinë-Podujevë

11:33
Musliu-Shoshi: Atë që duhet ta bëjë diplomacia e shtetit, po detyrohen ta bëjnë studentët shqiptarë

Musliu-Shoshi: Atë që duhet ta bëjë diplomacia e shtetit, po detyrohen ta bëjnë studentët shqiptarë

21:07
A duhet shqiptarët t’i bojktojnë një pjesë të VIP-ave? Debati për ‘cancel culture’ pas protestave studentore

A duhet shqiptarët t’i bojktojnë një pjesë të VIP-ave? Debati për ‘cancel culture’ pas protestave studentore

22:42

Më shumë nga Lajme

  • 18:22Nisin tensionet e para, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë protestuesit vendosin në flakë një karrige
  • 18:22Shiroka Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë më 25 tetor
  • 18:15Kush janë 3 kandidatët që pritet t'i futen garës për kryetar të PDK-së?
  • 18:07Rama pret në takim të riun që i kërkoi një takim personal: Me zemrën në vendin e duhur
  • 18:07Incident në veri, bien në pranga dy persona