Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kusari: Nuk kemi qëndrim për nënkryetarin nga Lista Serbe

GD
Gazeta Demos30 janar 2026 në 13:17
Kusari: Nuk kemi qëndrim për nënkryetarin nga Lista Serbe

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar vendimin e Kushtetueses lidhur me aktvendimin e saj për çështjen e nënkryetarit serb.

Kusari tha se Lista Serbe nuk ka treguar vullnetin minimal për marrjen e përgjegjësisë, duke përmendur edhe rastin e Afrim Bunjakut.

Kusari duke përmendur qasjen e këtij subjekti politik tha se nuk ka pasur hapësirë të mendohet që ata janë në favor të rrugëtimit progresiv për Kosovën.

Ajo shtoi se duhet pritet publikimi i plotë i vendimit të Kushtetueses për të parë se si do të veprohet tutje.

“Siç e kam deklaruar shumë herë, ky subjekt nuk ka treguar as vullnetin minimal për të marrë përgjegjësi apo për të treguar distancim mbi aktet e tmerrshme që drejtuesit e lartë të këtij subjekti i kanë bërë kundër shtetit të Kosovës, kundër institucioneve, sovranitetit dhe vrasjes e policit, Afrim Bunjaku në rënie të detyrës. Përderisa në këtë qasje dhe në këtë qëndrim i cili ka vazhduar edhe më tutje, nuk ka pasur as hapësirë të mendohet që këta janë në favor të një rrugëtimi progresiv për shtetin e Kosovës”, tha ajo për RTV21.

Gjykata Kushtetuese ditë më parë shpalli antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit, pas ankesës së Listës Serbe lidhur me seancën e 10 tetorit. Sipas aktgjykimit, deputetët shkelën Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, pasi Rashiq nuk u propozua nga shuma e deputetëve të komunitetit serb. Në aktgjykim thuhet po ashtu se as Lista Serbe si shumicë nga komunitetit serb nuk i përdori mekanizmat de-bllokues për konstituimin e Kuvendit.

Mimoza Kusari-Lila

Më shumë nga Lajme

  • 22:33OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
  • 22:24PDK e konsideron fyes dhe me prapavijë politike raportimin e RTK, kërkon korrigjim të kronikës dhe kërkimfalje publike
  • 22:04Gjini: Nënë Ferdonija tregon të vërtetën e pastër të popullit tonë
  • 22:01Zbardhja e fatit të të zhdukurve, detyrim shtetëror
  • 21:49Hoxhaj nga protesta: Një popull i bashkuar rreth lirisë së vet nuk mund të mposhtet