Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kusari-Lila zhvillon takime me drejtues të ATK-së e Doganës së Kosovës

GD
Gazeta Demos11 mars 2026 në 18:01
Kusari-Lila zhvillon takime me drejtues të ATK-së e Doganës së Kosovës

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë, dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka zhvilluar takime pune me drejtues të agjencive shtetërore, atë të Administratës Tatimore dhe Doganës së Kosovës.

Sipas njoftimit për media në këtë takim është diskutuar lidhur me çështje konkrete që lidhen me lehtësimin e të bërit biznes dhe përmirësimin e shërbimeve për ndërmarrjet dhe qytetarët.

Postimi i plotë:

Sot zhvillova takime pune të ndara me drejtues të agjencive shtetërore, atë të Administratës Tatimore dhe Doganës së Kosovës, me të cilët diskutova për çështje konkrete që lidhen me lehtësimin e të bërit biznes dhe përmirësimin e shërbimeve për ndërmarrjet dhe qytetarët.

Me Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni, biseduam për unifikimin dhe azhurnimin e të dhënave të bizneseve në bashkëpunim me ARBK-në, në mënyrë që informacionet për bizneset të jenë sa më të sakta dhe të përditësuara. Po ashtu diskutuam për uljen e burokracisë në raport me shërbimet që institucionet u ofrojnë bizneseve, si dhe për zhvillimin dhe avancimin e sistemit informativ të ARBK-së.

Ndërkaq, me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, biseduam për mundësitë e krijimit të lehtësirave shtesë për bizneset, eliminimin e disa tarifave dhe reduktimin e burokracive në vendkalimet kufitare me vendet e rajonit. Diskutuam gjithashtu për bashkëpunimin institucional në kontrollin e cilësisë së derivateve, si në tregun e jashtëm ashtu edhe në atë të brendshëm.

Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përmirësimi i shërbimeve për bizneset mbeten thelbësore për një ekonomi më funksionale dhe më konkurruese. Mbështetja e ndërmarrjeve dhe krijimi i kushteve më të mira për biznesin janë hapa të domosdoshëm për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për më shumë mundësi për qytetarët tanë

ATK

Më shumë nga Lajme

  • 15:40Rama njofton për ecurinë e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”
  • 15:39Haxhiu për tri viktimat e identifikuara: 27 vjet pritje, sot familjet morën përgjigjen
  • 15:26“Jo në emrin tim!”, diaspora në Zvicër protestojnë ndaj vendimit të Speciales
  • 15:26Incident i rëndë në Korish të Prizrenit, dyshohet se një person tentoi ta vrasë komshiun
  • 14:25Konfirmohen shtatë raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, dy të vdekur