Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kusari-Lila mohon pretendimet për takime të fshehta me Serbinë: Diskutimet në CIG janë transparente dhe pa vendimmarrje

GD
Gazeta Demos8 janar 2026 në 13:22
Kusari-Lila mohon pretendimet për takime të fshehta me Serbinë: Diskutimet në CIG janë transparente dhe pa vendimmarrje

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ndaj, siç i quan ajo, aludimeve dhe pretendimeve për takime të fshehta me Serbinë, duke sqaruar se takimet e organizuara nga Center for Inclusive Governance (CIG) janë transparente dhe zhvillohen prej vitesh me pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare.

Në një postim publik, Kusari-Lila ka theksuar se këto takime organizohen që nga viti 2010, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me mbështetje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës.

Sipas saj, në to kanë marrë pjesë përfaqësues nga spektri i gjerë politik i Kosovës dhe Serbisë, si nga pozita ashtu edhe nga opozita, si dhe përfaqësues të vendeve të QUINT-it dhe të MPJ-së së Zvicrës.

Ajo ka sqaruar se takimet nuk janë të fshehta, nuk kanë karakter negociues dhe nuk merren vendime në to. Për transparencë të plotë, sipas Kusari-Lilës, agjendat, listat e pjesëmarrësve dhe koha e organizimit u janë komunikuar paraprakisht institucioneve relevante, ndërsa raportet përfundimtare dhe emrat e pjesëmarrësve janë publikuar në faqen zyrtare të CIG-it.

Postimi i plotë:

T ë dashur qytetarë,

Takimet e organizuara nga CIG (Center for Inclusive Governance), me seli në SHBA dhe të mbështetura nga Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës, zhvillohen që nga viti 2010. Në to kanë marrë pjesë në vazhdimësi përfaqësues të spektrit të gjerë politik nga Kosova dhe Serbia, si nga pozita ashtu edhe nga opozita, me prani të përfaqësuesve të vendeve të QUINT-it dhe të MPJ-së së Zvicrës.

Këto takime nuk janë të fshehta. Aty as nuk negociohet dhe as nuk merren vendime. Për transparencë të plotë, lista e pjesëmarrësve në këto takime që nga fillimi i tyre është publike, së bashku me përfundimet nga secili takim i mbajtur. Pra, agjendat e takimeve, listat e pjesëmarrësve dhe koha e organizimit janë informata që ndahen paraprakisht me institucionet relevante, ndërsa raportet përfundimtare publikohen bashkë me listën e pjesëmarrësve në faqen zyrtare të organizatës:

http://cigonline.net/publication/ #

Qytetarë të nderuar, ju siguroj se në diskutimet ku kemi marrë pjesë unë dhe kolegia ime, Fitore Pacolli, kemi përfaqësuar dhe mbrojtur qëndrimet zyrtare dhe publike të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Aludimet dhe pretendimet se në këto takime janë marrë vendime në fshehtësi apo se janë arritur marrëveshje jashtë syve të publikut janë të pavërteta. Duke qenë se këto pretendime paraqiten me një agjendë të qëllimshme njëllosëse, e cila vazhdon edhe në këtë vit të ri, ato përbëjnë dezinformim.

Për më tepër, tendenca për të veçuar përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga të gjithë pjesëmarrësit e tjerë dëshmon qartë se qëllimi i raportimeve është ndërtimi i një narracioni të rremë, i cili tash e disa vite synohet t’i servohet publikut.

Ju falënderoj për besimin e madh që i keni dhënë koalicionit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e fundit, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtyre pesë viteve. Po ashtu, ju përgëzoj për vigjilencën dhe qartësinë në gjykim, pavarësisht fushatave të egra dezinformuese dhe njëllosëse.

Ju uroj një fillimvit të mbarë.

Mimoza Kusari-Lila

Më shumë nga Lajme

  • 17:50Jack Smith e përmend dënimin e Hashim Thaçit si sukses, teksa në Kongres përballet me pyetje për abuzim me detyrën
  • 17:36Berisha në Strasburg: Apeli t’i shqyrtojë objektivisht dënimet e ish-drejtuesve të UÇK-së
  • 17:33Parregullësi në sigurinë në punë, Inspektorati urdhëron ndalimin e punimeve në Drenas
  • 17:26“Serbisë i konvenon që në Kosovë të kemi një luftë mes atdhetarëve dhe tradhtarëve”, thotë Bilalli
  • 17:25FBI-ja i gjurmoi – si funksiononte Rydox, tregu ilegal i dy vëllezërve nga Kosova