Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kusari-Lila kërkon formimin e komisioneve parlamentare, kritikon mungesën e ish-opozitës në seancë

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2025 në 11:50
Kusari-Lila kërkon formimin e komisioneve parlamentare, kritikon mungesën e ish-opozitës në seancë

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimosa Kusari-Lila ka kritikuar partitë e tjera politike të cilat nuk po marrin pjesë në seancën për buxhetin.

Gjata fjalës së saj përballë partisë në të cilën bën pjesë, ajo tha se rrethanat në të cilat gjendet vendi, janë rrethana të cilat kanë paparishikueshmëri në raport me një pjesë të fondeve të dedikuara për Republikën e Kosovës.

“E rëndësishme është të marrim përgjegjësi për detyrimin si deputetë që e kemi, ta ushtrojmë atë përgjegjësi me nder dhe obligim të cilin qytetarët na kanë dhënë. Më e lehta është të abstenohen ose të mos vihet fare siç kanë bërë përfaqësuesit e partive të tjera, LDK, PDK, AAK dhe Nisma. Megjithatë ajo nuk e arsyeton përgjegjësinë që e kanë në formimin e katër komisioneve të përhershme parlamentare”.

“Formimi i komisioneve parlamentare nuk bëhet me propozimin e qeverisë, bëhet në mes të grupeve parlamentare. Pa formimit të tyre vihen me radhë shqyrtimi i pikave të rendit të ditës”.

Ndër të tjera, Kusari-Lila foli edhe për gjendjen e pagave në RTK.

“Ne po ballafaqohemi çdo ditë me punëtorët e RTK-së të cilët përkundër se ne deputetët i kemi marrë pagat, nuk kanë paga. E ata deputetë që nuk janë sot ulur këtu, le ta mendojnë edhe një herë përgjegjësine ndaj 700 familjeve të punëtorëve të RTK-së”, deklaroi ajo

Mimosa Kusari-Lila

Më shumë nga Lajme

  • 11:47“Është dashur ta ruani kontributin pas luftës”, “faleminderit për ligjëratën” – replikat Hoti-Kadrijaj në Kuvend
  • 11:35Kadrijaj i dhuron Kurtit fotografinë me Ernest Lumën: Shokun e lëvizjes studentore e ke larguar nga punë, turp
  • 11:30Kurti tregon detyrat e grupit punues për strategjinë shtetërore në mbështetje të Apelit për ish-krerët e UÇK-së
  • 11:20Presidentja mbajti takimin e parë koordinues me krerët institucionalë, diskutohet për Grupin Punues për Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • 11:18Hamza: Me Kurtin jam takuar para dy ditësh, besoj që presidentja do ta dekretojë Ligjin për Specialen