Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti takon Walkerin, nesër marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Reçakut

GD
Gazeta Demos14 janar 2026 në 17:55
Kurti takon Walkerin, nesër marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Reçakut

Në prag të shënimit të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në një takim ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe bashkëpunëtorë.

Siç njofton Kryeministria, gjatë bisedës, Kurti u shpreh se është gjithmonë i lumtur ta mirëpresë dhe ta takojë ambasadorin Walker, duke shprehur mirënjohjen e tij të thellë “për rolin historik” që ai ka pasur për popullin e Kosovës në ekspozimin e krimeve gjenocidale të Serbisë, për miqësinë e çmuar që vazhdon dhe për angazhimin e tij të pareshtur në shërbim të së vërtetës dhe drejtësisë.

Në takim thuhet se është bashkëbiseduar edhe për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për përgatitjet për ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Reçakut, e cila do të mbahet nesër në komunën e Shtimes, ku të dy do të marrin pjesë.

Sipas njoftimit, ambasadori Walker falënderoi për takimin dhe bisedën, “dhe e uroi kryeministrin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025”.

Albin KurtiWilliam Walker

Më shumë nga Lajme

  • 10:23Haxhiu, Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovë vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut
  • 10:21Ambasada e ShBA-së nderon Afrim Bunjakun: Ritheksojmë thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës
  • 10:20Në Hamburg paralajmërohet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 09:59Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij
  • 09:58Haradinaj kujton Bunjakun: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë, ta dijë se plagët tona janë të freskëta