Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrinë e Jashtëm të Gjermanisë, Johann Wadephul.
Në komunikatën e ZKM’së për media, thuhet se, të dy kanë diskutuar për marrëdhënie bilaterale, për çështjet e sigurisë e mbrojtjes, si dhe për zgjerimin e BE’së e Procesin e Berlinit.
‘’ Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës’’, thuhet mes tjerash nga ZKM.
Komunikata:
Kryeministri Kurti u takua me Ministrin për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul
