Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kurti takon mërgimtarë në Londër, thotë se iu foli për progresin në Kosovë

GD
Gazeta Demos21 tetor 2025 në 11:23
Kurti takon mërgimtarë në Londër, thotë se iu foli për progresin në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet nesër në Londër.

Zyra e Kryeministrit paralajmëroi se gjatë qëndrimit në Londër, Kurti do të ketë edhe takime bilaterale, si dhe do të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të samitit.

Ai sot lajmëroi se ka takuar diasporën atje, për të cilën tha se “na përfaqësojnë denjësisht”.

“Sa herë e takoj diasporën tonë, bashkëbisedimin e kemi të hapur e produktiv, ku vërehet lehtësisht se fizikisht janë larg atdheut, por me mendje dhe zemër qëndrojnë pranë nesh. Kësaj radhe, takimin me mërgimtarët e patëm mbrëmë në Mbretërinë e Bashkuar, në Londër, atje ku të mërkurën do të mbahen punimet e Samitit të radhës të Procesit të Berlinit. Mërgimtarët tanë na përfaqësojnë denjësisht anekënd botës. Bashkë diskutuam për partneritetin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, fuqizimin e lidhjeve mes dy shteteve dhe diasporën si urë që e forcon këtë marrëdhënie”.

Kurti tha se nuk la pa iu folur edhe për “arritjet” e “sukseset” e qeverisë së tij, ndërsa tha se iu foli edhe për “objektivat” e “mandatit të ardhshëm”.

“Nuk munguan as bisedat mbi zhvillimin dhe progresin e Kosovës, teksa i informova për arritjet e sukseset e qeverisë sonë dhe objektivat për mandatin tonë të ardhshëm”.

Më shumë nga Lajme

  • 18:54"Kosova flen mbi qymyr”, Debati për rrymën, Hykmete Bajrami i lëshon deklarimet e Kurtit në Kuvend
  • 18:16Eman Rrahmani: Ministrja Artane Rizvanolli është përgjegjëse e shtrenjtimit të jetës në Kosovë
  • 18:09Kritikat rreth KEK-ut: Investime të tilla në termocentralet tona kurrë nuk janë bërë
  • 17:59Energjia, Arben Mustafa: A kanë arsye qytetarët të mbështeten te Qeveria për të përballuar dimrin apo iu mbetët vetëm të luten?
  • 17:54Hoti mohon se qeveria ia ka hequr statusin e dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit e të tjerëve: Komisioni s’eksizton më