Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me veprimtarin e njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA, Harry Bajraktari.
“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e ekonomisë dhe të mbrojtjes, si dhe për progresin që ka arritur Kosova gjatë viteve të fundit. Kryeministri Kurti theksoi rezultatet kyçe në rritjen ekonomike, investimet në mbrojtje dhe siguri, si dhe forcimin e institucioneve demokratike, duke shtuar vendosmërinë e Qeverisë për të vijuar me reformat që rrisin zhvillimin, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

