Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti takohet me zyrtarin e lartë belg, diskutojnë për rrugën e Kosovës drejt BE-së

GD
Gazeta Demos30 tetor 2025 në 13:04
Kurti takohet me zyrtarin e lartë belg, diskutojnë për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris në kuadër të Forumit të Paqes, ka zhvilluar takim me presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Peter De Roover.

Sipas njoftimit për media, në takim është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, si dhe zhvillimet e fundit në vend e rajon.

“ Kryeministri Kurti e njoftoi presidentin De Roover për rezultatet e Kosovës në rrafshin ekonomik, ndër to rritjen e qëndrueshme ekonomike prej mesatarisht 6% në katër vitet e fundit dhe dyfishimin e investimeve të huaja direkte, kushtet e volitshme dhe përparësitë që vendi ynë ofron për investime të huaja. Ai veçoi investimet e rëndësishme që ka bërë qeveria në sektorin e bujqësisë dhe të mbrojtjes, si dhe reformat e ndërmarra në politikat e mirëqenies sociale. ”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, siç bën të ditur Qeveria, është diskutuar për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“ Kryeministri Kurti përmendi rëndësinë dhe efektin pozitiv që ka pasur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, si hap të rëndësishëm që dëshmon përkushtimin e institucioneve të vendit ndaj reformave demokratike dhe integrimit evropian. ”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 15:54Deklarohet Kryeprokurori i Shtetit: Drejtësia për krimet në Prekaz mbetet misioni ynë
  • 15:53Tërnava i drejtohet Prokurorisë Speciale, kërkon zbardhjen e dokumentit “Top Secret 2″
  • 15:52Gjini thërret konferencë të jashtëzakonshme për media
  • 15:31Aktakuza për Prekazin: Milorad Ulemek “Legija” dyshohet se udhëhoqi sulmin ndaj familjes Jashari
  • 15:2335 pjesëtarë të policisë speciale serbe të identifikuar për sulmin ndaj Jasharajve, Prokuori Valdet Gashi jep detaje