Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti takohet me diplomatët e BE-së: Mandati i ardhshëm, i projekteve të mëdha infrastrukturore

GD
Gazeta Demos14 janar 2026 në 18:02
Kurti takohet me diplomatët e BE-së: Mandati i ardhshëm, i projekteve të mëdha infrastrukturore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar të mërkurën me ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë në Kosovë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, takimi u mbajt në Zyrën e BE-së në Kosovë, me ftesë të Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorit Aivo Orav.

Temat kryesore të diskutimit, sipas komunikatës, ishin mbarëvajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, rëndësia e konstituimit të shpejtë të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të qeverisë së re, si dhe ratifikimi në Kuvend i marrëveshjes për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian për Kosovën dhe prioritetet e mandatit të ardhshëm qeverisës.

“Gjatë takimit, kryeministri theksoi se aktualisht jemi në pritje të certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe se menjëherë pas kësaj do të procedohet me konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë së re. Ai u shpreh se mandati i ardhshëm do të jetë mandat i projekteve të mëdha infrastrukturore, të orientuara drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe rritjes së konkurrueshmërisë së vendit. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, posaçërisht kompanive prodhuese, me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës dhe forcimin e kapaciteteve vendore. Kryeministri theksoi po ashtu se siguria dhe mbrojtja do të mbeten ndër prioritetet themelore të Qeverisë së re, gjithmonë në funksion të paqes dhe sigurisë”, tha Kryeministria në njoftim, raporton Klankosova.tv.

Në përmbyllje, sipas njoftimit, Kurti ka falënderuar ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së për, siç thuhet, “mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës” dhe thuhet se ka riafirmuar përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me BE-në në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Albin KurtiBE

Më shumë nga Lajme

  • 19:48Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne
  • 19:46Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë vlerë! Janë negociatorë dinakë
  • 19:46Kusari-Lila dhe ambasadorët e Kosovës diskutojnë për promovimin e eksporteve dhe tërheqjen e investimeve
  • 19:44Gjini: Kosova rrezikon bllokadën totale, po shpërfillet Kushtetuta
  • 19:26Cakolli-Deharit: Në Kushtetutë janë së paku 40 afate, vetëm për 8 ka sanksione