Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: S’jemi kursyer për ish-krerët e UÇK-së – kontributi më i madh i imi që s’e votova Specialen

GD
Gazeta Demos24 prill 2026 në 14:57
Kurti: S’jemi kursyer për ish-krerët e UÇK-së – kontributi më i madh i imi që s’e votova Specialen

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë “çfarë ka mundur e ditur, pa rezerva e pa u kursyer”, për ish-krerët e UÇK’së që tha po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetes së PDK’së, Ariana Musliu-Shoshit, Kurti tha se kontributi i tij më i madh që ka bërë për këtë çështje si kryeministër, është mosvotimi i ndryshimeve kushtetuese dhe as i Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ai tha se gjatë këtyre 5 viteve e gjysmë, janë ndarë mbi 37 milionë euro për mbrojtjen e tyre.

“Me cka kemi mundur e kemi ditur nuk kemi pas as rezervë e as s’jemi kursyer. Gjatë këtyre 5 vite e gjysmë, gjithsej janë ndarë nga Kosova mbi 37 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve padrejtësisht në Hagë. Nuk kemi kursyer për t’i mbrojtur me avokatët që janë përzgjedhur prej vetë atyre”, tha Kurti, teksa shtoi se sfiduese ka qenë meqë ata nuk e kanë pasur mbrojtjen e njëjtë, por ekipe të ndara.

Kurti më tej i tha Musliu-Shoshit, që pyetjet që po ia bën atij, t’i marrë nga partia e saj.

“Kontributi më i madh që e kam dhënë për këtë çështje si kryeministër është kur si deputet nuk e kam votuar ndryshimin kushtetues dhe as Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Pra, as me datën 26 qershor e as 3 gusht 2015…Unë do tju kisha sugjeruar që të merrni përgjigje jo nga pyetjet parlamentare, por nga ato brendapartiake”, ka thënë Kurti.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 13:53Mungon Vali Corleone/ Shtyhet seanca gjyqësore, paralajmërohet urdhërarrest nëse nuk paraqitet
  • 13:52Shoqata e Qumështoreve kërkon zbatim të plotë të vendimit për vajin e palmës
  • 13:52Rezultatet e PISA’s – 73% e nxënësve me përformancë të ulët, 0% me të lartë, Ahmeti: Analfabetizmi funksional drejt totalitetit
  • 13:27Dyshohet për varrezë masive, gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar
  • 13:01Sot i jepet lamturmira e fundit 42-vjeçares që dyshohet se u vra nga vëllai i saj në Poterq të Epërm