Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti shpreh gatishmëri që Kosova t’i strehojë azilkërkuesit e refuzuar nga Britania

GD
Gazeta Demos22 tetor 2025 në 08:58
Kurti shpreh gatishmëri që Kosova t’i strehojë azilkërkuesit e refuzuar nga Britania

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmëri që vendi i tij t’i strehojë azilkërkuesit e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar, në këmbim të mbështetjes në fushën e sigurisë.

Kurti, i cili ndodhet në Londër për Samitin e Procesit të Berlinit, tha të martën për gazetën e përditshme britanike Times se “ne duam ta ndihmojmë Mbretërinë e Bashkuar”.

“E vlerësojmë këtë si detyrën tonë miqësore dhe politike. Kemi kapacitete të kufizuara, por duam të ndihmojmë dhe, ndërkohë që flasim, ka komunikim të rregullt midis ekipeve tona të zyrtarëve shtetërorë nga Ministria jonë e Punëve të Brendshme dhe juristëve për mënyrën se si ta bëjmë këtë proces sa më të qetë dhe të dobishëm për të dyja palët”, theksoi Kurti.

Ai shtoi se, në këmbim, Kosova do të dëshironte “të marrë kryesisht mbështetje në fushën e sigurisë, qoftë përmes marrëveshjeve strategjike, apo përmes pajisjeve dhe projekteve që mund t’i realizojmë”.

“Natyrisht, duam që si vend të përfitojmë, por e konsiderojmë, para së gjithash, detyrë tonën të ju ndihmojmë, sepse ju na keni ndihmuar shumë dhe këtë nuk do ta harrojmë kurrë”, nënvizoi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, (djathtas), dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, (majtas), gjatë një takimit në nëntor të vitit 2022, kur Starmer ishte vetëm lider i Partisë Laburiste, para se të bëhej kryeministër. Muaj më parë, Qeveria në detyrë e Kosovës ishte shprehur e hapur për biseduar më Britaninë për ndërtimin e qendrave për strehimin e azilkërkuesve të refuzuar nga ky vend.

Por kjo është hera e parë që ajo ofron haptazi se është e gatshme për këtë dhe Kurti i bëri këto komente një ditë para samitit që do të udhëhiqet nga kryeministri britanik, Keir Starmer, dhe në të cilin ai do të marrë pjesë.

Më herët këtë vit, organizata Human Rights Watch (HRW) i bëri thirrje Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian që të mos e përdorin Ballkanin si “magazinë për migrantët”.

Michael Bochenek, nga kjo organizatë, tha në qershor për Radion Evropa e Lirë se Ballkani është bërë cak i planeve të tilla të shteteve më të fuqishme për disa arsye.

“Vendet e Ballkanit nuk kanë historik vërtet të tmerrshëm të shkeljeve të të drejtave të njeriut [krahasuar me vendet e tjera që janë përdorur për këto plane, si Ruanda, Sudani Jugor, Libia]”, tha ai.

Ndërkohë, së fundi, Kosova u pajtua t’i strehojë 50 migrantë nga shtete të treta që qëndronin në SHBA, ndërsa gjatë tetorit Kosova është përfolur si vend i mundshëm për strehuar të burgosur nga Belgjika.

Në një marrëveshje të ngjashme që po ashtu kishte nxitur kritika, në vitin 2022, Kosova dhe Danimarka u pajtuan për dhënien me qira të 300 qelive burgu në Institucionin Korrektues në Gjilan, për të strehuar të burgosur të huaj që pritet të dëbohen nga Danimarka pas përfundimit të dënimit.

Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro, që do të investohen në Shërbimin Korrektues dhe në projekte të energjisë së ripërtërishme.

Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027.

Më parë, Kosova kishte strehuaredhe rreth 1.900 shtetas afganë, që ishin evakuuar nga Afganistani pas rikthimit të talibanëve në pushtet, në vitin 2021.

Më shumë nga Lajme

  • 20:26Pllashniku tregon kërkesën e tij për tu futur në burg me Thaçin dhe të tjerët
  • 20:25Wikipedia korrigjon prezantimin e Hashim Thaçit, largohet cilësimi për krime lufte
  • 20:05ARKEP: Nga 1 tetori mund të ndërroni operatorin dhe ta ruani numrin e telefonit
  • 19:47Kabashi: 6 tetori afati i fundit për zgjedhjen e presidentit, më pas hapet rruga për zgjedhje të reja
  • 19:20Haxhiu kërkon që Smith dhe Trendafilova të shpallen “nongrata” në Kosovë