Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti s’e propozoi për presidente: Çka tha Osmani para pak ditësh për raportet mes tyre dhe mandatin e dytë?

GD
Gazeta Demos4 mars 2026 në 19:14
Kurti s’e propozoi për presidente: Çka tha Osmani para pak ditësh për raportet mes tyre dhe mandatin e dytë?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfundimisht e ka lënë Vjosa Osmanin jashtë garës për presidente, duke e propozuar Glauk Konjufcën për këtë pozitë.

Deri më tani, presidentja aktuale nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar për këto zhvillime, mirëpo në një intervistë të dhënë para pak ditësh ajo ishte pyetur për raportet me Kurtin.

“Kemi një raport të mirë, një raport institucional dhe bashkëpunojmë për çështje në interes të Kosovës, dhe kështu do të jetë edhe më tej. Pres mbështetje nga të gjithë deputetët dhe partitë që ia duan të mirën Kosovës”, kishte thënë Osmani për Kanal10.

Ajo ishte shprehur se pret një mandat të dytë, por nëse vlerësohet ndryshe, “do të gjenden rrugë të tjera që t’i shërbejë shtetit”.

“Unë kam raport korrekt me shumicën dërrmuese të deputetëve, pa dallim partish. Kur kam thënë se besoj që është në të mirën e Kosovës që të vazhdojmë me punët që kemi filluar, sidomos me afrimin e vendit tonë me ndërkombëtarët… e kam thënë me vetëdije të plotë që kjo çështje është në duart e deputetëve dhe në vullnetin e tyre. I njoh shumicën prej tyre, ata më njohin mua, e kanë parë punën time; tani u takon atyre që ta vlerësojnë këtë, ashtu siç e kemi vlerësuar ne dhe populli i Kosovës se është në të mirë të vendit tonë që të vazhdohet me një mandat. Nëse e vlerësojnë ndryshe, do të gjejmë mundësi dhe rrugë të tjera që të kontribuojmë dhe t’i shërbejmë shtetit tonë. Cilado rrugë që të zgjidhet, është krejtësisht në rregull”, kishte deklaruar Osmani.

Albin KurtiVjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 15:38“Unë jam veç një çlirimtar”, gruaja e Jakup Krasniqit me mesazh të fuqishëm nga protesta
  • 15:38I shkaktoi dëm shtetit mbi 15 milionë euro, ngritet aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit
  • 15:30Gucati: Kauza jonë është që ata të dalin të lirë sa më shpejt
  • 15:28Numër i madh i protestuesve nisen të mblidhen tek sheshi “Skenderbeu”
  • 15:27Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK’së