Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti s’dëshiron ta komentojë deklaratën e Rashiqit për tokën e Manastirit të Deçanit: Ka folur zëdhënësi, e ka sqaruar edhe ministri

GD
Gazeta Demos9 mars 2026 në 12:00
Kurti s’dëshiron ta komentojë deklaratën e Rashiqit për tokën e Manastirit të Deçanit: Ka folur zëdhënësi, e ka sqaruar edhe ministri

Kryeministri Albin Kurti refuzoi të ndalet për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me një deklaratë të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili tha se për shkak të tij, Albin Kurti kishte vendosur t’ia transferonte 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit.

Kurti nuk deshi të thotë më shumë, duke përmendur reagimin e zëdhënësit të Qeverisë, Arlind Manxhukës dhe vetë ministrit.

“Ka folur tashmë zëdhënësi ynë, Arlindi, e po ashtu e ka sqaruar edhe ministri”, tha ai.

Në vitin 2024, Kurti i kishte kërkuar Agjencisë Kadastrale që t’ia transferonte 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit, duke thënë se kjo do të ishte vendimtare për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës, gjë që më pas nuk ndodhi.

“Do ta them, ndoshta edhe pa modesti, por kjo ndodhi falë këmbënguljes sime të vazhdueshme. Me vite shpjegoja pse kjo është e rëndësishme. Në fund kryeministri më thirri para mbledhjes së Qeverisë dhe më tha: ‘Kam menduar shumë për këtë. Do ta bëjmë, por ta dish – për shkakun tënd’”, tha Rashiq në një intervistë të fundit për mediumin lokal serb, Radio Gorazhdevci.

Ai shtoi se, edhe pse kjo ishte një detyrim i vjetër gjyqësor që askush më parë s’e kishte zbatuar, fakti që këtë e bëri Albin Kurti me nxitjen e tij ka peshë të veçantë: “Ishte një gjë e madhe që nuk është e natyrës materiale, por diçka shumë më e rëndësishme. Mendoj se kjo duhet vlerësuar”, deklaroi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 19:46“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar
  • 19:42‘‘Mundësi për konflikt fizik’’, Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren, kaq është puna
  • 19:40Fluks në kufi: Deri në 1 orë pritje te Dheu i Bardhë
  • 19:31Haliti: Bekim Berisha nuk është vlerësu sa duhet gjatë Iuftës
  • 19:29​Trafikim armësh nga Kosova në Shqipëri/ Arrestohen dy persona