Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti priti ambasadorin zviceran, diskutohet bashkëpunimi dhe mërgata

GD
Gazeta Demos23 mars 2026 në 17:47
Kurti priti ambasadorin zviceran, diskutohet bashkëpunimi dhe mërgata

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher. Kurti vlerësoi Zvicrën si një nga partnerët më të çmuar të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të ndërtuara mbi sundimin e ligjit, qeverisjen demokratike dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ai falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme përmes KFOR-it dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), e cila ka të zotuara mbi 86 milionë euro për periudhën katërvjeçare dhe mbi 64 milionë euro për vitet 2026–2029.

Në takim u diskutua gjithashtu për mërgatën kosovare në Zvicër si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe për Marrëveshjen për Tregti të Lirë – EFTA, e nënshkruar në janar 2025, e cila ende nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës.

Ambasadori Sprecher uroi kryeministrin për mandatin e ri dhe konfirmoi se Zvicra do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet demokratike të Kosovës.

Zvicra mbetet burimi i dytë më i madh i investimeve të huaja direkte në Kosovë, ndërsa rreth një e pesta e remitencave vijnë nga mërgata kosovare në këtë shtet.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 19:50Forcat Shqiponja ndërhyjnë për të shoqëruar protestuesit, qëllohet me gurë në drejtim të efektivëve
  • 19:49Wikof, Ulutash dhe Vergori i sigurojnë Kryetarët në Veri dhe Listën Srpska se zotimi i KFOR’it për komunitetet mbetet i njëjtë
  • 19:49Kurti bisedon me të dërguarën britanike për Ballkanin Perëndimor i cili uron për funksionalizimin e institucioneve
  • 19:47Protestuesit i vënë flakën edhe Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë
  • 19:43Protestuesit në Tiranë nuk ndalen, pas bizneseve shkatërrojnë edhe semaforë e kangjella