Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, ku u diskutua për zhvillimet politike dhe institucionale, si dhe për rëndësinë e avancimit të reformave demokratike.

Takimi theksoi nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e të drejtave të komuniteteve dhe sundimit të ligjit, ndërsa Kurti falënderoi OSBE-në për mbështetjen dhe kontributin në forcimin e institucioneve demokratike në vend.