Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti përmendi edhe kryetarin e PDK-së e Aleancës, ja se çka tha

GD
Gazeta Demos4 gusht 2026 në 21:35
Kurti përmendi edhe kryetarin e PDK-së e Aleancës, ja se çka tha

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se ende nuk kanë arritur marrëveshje politike me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), pas takimit treorësh që pati sonte me kryetarin e kësaj partie, Lumir Abdixhiku. Kurti ka potencuar se ka vullnet e zell për të punuar bashkë këto dy parti, por kanë nevojë për një marrëveshje që e respekton rezultatin zgjedhor.

“Sa i përket takimit me LDK-në, lajm do ishte po të kishim marrëveshje, marrëveshje politike nuk kemi. Diskutuam për qasje të ndryshme, mundësitë... kemi nevojë për marrëveshje politike që e respekton rezultatin zgjedhor, nuk e zëvendëson atë por e shndërron rezultatin dhe në kontribut për stabilitet institucional. Askush nuk i do zgjedhjet e reja, por nëse nuk do kemi marrëveshje, nëse nuk do kemi hapa përpara përkundër mosdëshirës për zgjedhje të reja fatkeqësisht do të mund të shkaktohen”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se VV-ja është e interesuar për bashkëpunim me LDK-në, ndërkohë që për çështjen e presidentit ka theksuar se duhet të jetë emër jopolitik.

"Jemi të interesuar e gatshëm të bashkëpunojmë me LDK sepse vendi ynë ka nevojë për progres të përshpejtuar. Por pozita e presidentit qëndrimi ynë është që nuk do të duhej të ishte pjesë e pushtetit politik, por e përfaqësimit të Republikës. Të shohim çfarë sjell komunikimi i ardhshëm. Emri konkret duhej të ishte konsensual gjithëpërfshirës".

Kurti ka përmendur edhe kryetarët e PDK-së dhe të Aleancës, për të cilët ka thënë se prapë është i gatshëm t’i takojë edhe pas refuzimit të tyre për takim.

“Ajo që është lajm është që sërish nuk munda të takohem me kryetarin e Aleancës. Është e paarsyeshme të mos takohemi. Në anën tjetër, e kemi një situatë jo të lehtë sepse kryetari i PDK-së u vetëpërjashtua në fillim të procesit të bisedimeve. Vullneti dhe gatishmëria ime do jenë gjithmonë aty. Jam i gatshëm të takohem edhe me kryetarin e AAK-së dhe të PDK-së. Për interes shtetëror edhe nëse kemi mospajtime nuk besoj që të gjitha mospajtimet ngelen të tilla nëse ne takohemi dhe përpiqemi që t’i rrëzojmë ato”, ka deklaruar Kurti

kurtimarrëveshjekryetarin

Të ngjashme

Hoti për shkarkimin e Isufajt: Qeveria Kurti nuk po kërkon drejtësi të pavarur, por drejtësi që i përshtatet pushtetit

Hoti për shkarkimin e Isufajt: Qeveria Kurti nuk po kërkon drejtësi të pavarur, por drejtësi që i përshtatet pushtetit

20:50
Hamza pas takimit me Kurtin: Nuk ka marrëveshje për temat e diskutuara deri më tani

Hamza pas takimit me Kurtin: Nuk ka marrëveshje për temat e diskutuara deri më tani

18:26
Kurti takon ambasadorin britanik, në fokus finalizimi i formimit të institucioneve

Kurti takon ambasadorin britanik, në fokus finalizimi i formimit të institucioneve

17:08
Kurti pret ambasadorin e ri të Francës, në fokus bashkëpunimi dhe rruga evropiane

Kurti pret ambasadorin e ri të Francës, në fokus bashkëpunimi dhe rruga evropiane

15:51

Më shumë nga Lajme

  • 23:50Vushtrri: Policia kap 4 të mitur për vjedhje, produktet do t'u kthehen pronarëve
  • 23:16S’ka pengesa ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara: Ky është vendimi që nënshkroi Kurti
  • 23:11Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për Gjykatën Speciale, reagon Arian Tahiri
  • 23:09Miratimi nga Qeveria, lajmërohet deputeti i parë nga PDK: Unë do të votoj PRO
  • 22:57Çka thuhet në përgjigjen e Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Specialen?