Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kurti përkujton Dervish Rozhajën: Rektorin e parë të Universitetit të Prishtinës

GD
Gazeta Demos23 gusht 2026 në 12:34
Kurti përkujton Dervish Rozhajën: Rektorin e parë të Universitetit të Prishtinës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar Dervish Rozhajën, në 30-vjetorin e vdekjes së tij.

Kurti ka vlerësuar kontributin e Rozhajës në shkencë, arsim dhe jetën publike, duke theksuar se ai ishte rektori i parë i Universitetit të Prishtinës dhe një nga figurat e rëndësishme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Postimi i plotë:

30 vite më pas nga dita kur ai vdiq, më 23 gusht të vitit 1996, e kujtojmë Dervish Rozhajën, njërin ndër personalitetet më të shquara të shkencës, arsimit dhe jetës publike në historinë e Kosovës.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Universiteti i Prishtinës ishte institucioni më i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët e mbetur jashtë Shqipërisë. E biologu dhe fiziologu Dervish Rozhaja, ishte profesor universitar dhe rektori i parë i Universitetit të Prishtinës, anëtar dhe më pas nënkryetar dhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Dervish Rozhaja ka lindur në vitin 1934 në Pejë, ku edhe e kreu shkollimin fillor. Pas mbarimit të shkollës së mesme në Gjakovë më 1949, ai studioi për biologji në Universitetin e Beogradit ku u diplomua më 1954. Katër vite më vonë, ai doktoroi kur ishte ende vetëm 24 vjeçar, duke u bërë doktori më i ri në moshë në tërë ish Jugosllavinë. Që në vitet 1954/’55, ai kishte dhënë mësim si profesor biologjie në Shkollën Normale të Prishtinës, kurse karrierën universitare, Rozhaja e filloi në vitin 1960, duke ligjëruar në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Prishtinës.

Dhjetë vite më pas, kur u themelua Universiteti i Prishtinës, në mbledhjen e parë që i nxori organet drejtuese të tij, më 13 shkurt 1970, Dervish Rozhaja u zgjodh rektori i parë i Universitetit të Prishtinës. Dy ditë më pas, më 15 shkurt 1970, në mbledhjen solemne themeltare të Universitetit të Prishtinës, e mbajtur në Kuvendin e Kosovës, rektori Rozhaja kishte mbajtur një fjalim ku ndër të tjera kishte thënë:

“Zhvillimi i fuqishëm i shkencës sjell ndryshime përkatëse në koncepcionin dhe pozicionin e saj në shoqëri. Në vend të shkencës si aktivitet i ndarë nga jeta, sot e kemi depërtimin e saj në të gjitha poret e jetës. Në vend të shkencës me të cilën merret një numër i kufizuar personalitetesh, po përhapet gjithnjë e më shumë puna shkencore si veprimtari e gjerë shoqërore. Tani po zhvillohen dy procese komparative, të njëkohshme dhe konvergjente: shoqëria po e përvetëson gjithnjë e më shumë shkencën si faktor kapital i zhvillimit dhe progresit, e shkenca po kalon gjithnjë e më shumë në duart e shoqërisë.”

Në kulmin e viteve të Luftës së Ftohtë, Dervish Rozhaja pati fatin të specializohej në dy polet e kohës: më 1962/’63 në Institutin Fiziologjik të Akademisë së Shkencave të BRSS-së në Leningrad dhe më 1973/’74 në Institutin Neurologjik të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos të ShBA-ve.

Dervish Rozhaja vdiq në Prishtinë më 23 gusht 1996, në moshën 62 vjeçare. Ai do të kujtohet për kontributin e tij të gjerë shkencor, profesional dhe institucional në jetën shkencore akademike por edhe në atë publike në Kosovë. U kujtoftë gjithmonë mes nderimesh dhe mirënjohjesh, si një profil shembullor i shkencëtarit, profesorit dhe akademikut që me ndërgjegje u përgjigjet kërkesave të kohës së tij.

prishtinësdervishkurti

Të ngjashme

Kurti e Syla vizitojnë familjen e Rexhep Selimit

Kurti e Syla vizitojnë familjen e Rexhep Selimit

22:26
Dhjetë vjet pa Astrit Deharin, Kurti: Pesë prokurorë u ndërruan, ende nuk e dimë emrin e vrasësit

Dhjetë vjet pa Astrit Deharin, Kurti: Pesë prokurorë u ndërruan, ende nuk e dimë emrin e vrasësit

20:34
Kurti dhe anëtarë të VV-së ndezin qirinj pranë muralit të Astrit Deharit

Kurti dhe anëtarë të VV-së ndezin qirinj pranë muralit të Astrit Deharit

19:40
Kurti bën homazhe te varri i Astrit Deharit: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet e drejtësisë që të zbardhet e vërteta

Kurti bën homazhe te varri i Astrit Deharit: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet e drejtësisë që të zbardhet e vërteta

10:14

Më shumë nga Lajme

  • 23:35Ish-këshilltari i Thaçit: Gjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është drastik
  • 23:35Një 24-vjeçar kosovar zhduket në Itali, policia publikon fotografinë e tij dhe kërkon ndihmën e qytetarëve
  • 23:22“Temperatura nën zero”-Parashikimi i motit për nesër
  • 23:13Vdes në vendin e punës punëtori i shkollës “Fehmi Lladrovci” në Drenas
  • 23:05Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë