Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti për vdekjen e Engel: Mbështeti ndërhyrjen e NATO-s për ndaljen e gjenocidit në Kosovë

GD
Gazeta Demos11 prill 2026 në 09:38
Kurti për vdekjen e Engel: Mbështeti ndërhyrjen e NATO-s për ndaljen e gjenocidit në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për vdekjen e ish-kongresistit amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, i cili vdiq dje në moshën 79-vjeçare.

Kurti theksoi rolin e tij në mbështetjen që i dha Kosovës në Kongres, duke përkrahur ndërhyrjen e NATO’s për ndaljen e gjenocidit në Kosovë, si dhe përkrahjen ndaj pavarësisë së Kosovës.

“Eliot Engel kishte kohë që ishte nderuar me përkujtim në Kosovë edhe para se bulevardi në qytetin e Pejës të merrte emrin e tij, përmes zërit të tij të fuqishëm në Kongres, ku ai ishte ndër anëtarët e parë dhe më të vendosur që dënuan fushatën gjenocidale të Millosheviqit. Ai mbështeti ndërhyrjen e NATO-s për të ndaluar gjenocidin serb, përkrahu shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe paralajmëroi për ndikimin keqdashës të Rusisë në Europë. Personalisht, dhe në emër të vendit, e marrim lajmin për ndarjen e tij nga jeta me pikëllim të thellë, por edhe me mirënjohje të përhershme për shërbimin e tij”, ka shkruar Kurti në X.

Kurti shtoi se Engel “do të jetojë përgjithmonë në zemrat dhe mendjet tona, si një shembull i asaj që shërbimi publik mund të arrijë—jetët që mund të shpëtojë dhe demokracia që mund të lulëzojë kur njerëzit ngrihen për atë që është e drejtë”.

Eliot Engel had long been memorialized in Kosova before the boulevard in the city of Peja came to bear his name, through his powerful voice in Congress, where he stood among the first and most resolute members to condemn Milosevic's genocidal campaign. He advocated for NATO…

Engel, një demokrat, kishte shërbyer në Kongres më shumë se tri dekada dhe ishte larguar në vitin 2021.

Ai ka qenë mbledhësi kryesor i mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, në vitin 2008.

Mbështetja e palëkundur për Kosovën, gjatë dekadave të tëra, e bëri atë të famshëm në Kosovë.

Kosova ka emëruar një rrugë dhe një autostradë për nder të Engelit dhe, madje, ka lëshuar një pullë postare me fotografinë e tij.

Eliot Engel

Më shumë nga Lajme

  • 14:13Shqiptari qëllon për vdekje të dashurën dhe më pas veten në Athinë
  • 13:44Muharremi thotë se pushteti duket më i frikësuar nga protesta e AAK-së se nga ato t’PDK-së: Ka më shumë policë
  • 13:33Ja se kur do të varroset polici Altin Kryeziu
  • 13:29“Po flasin hashamet”, dy interpretime për afatin e ushtrimit të detyrës së Presidentit
  • 13:28Fundjava e fundit e gushtit sjell fluks në Morinë, kolona të gjata drejt Shqipërisë